Djali tjetër i Klodi Lesit në gjendje depresioni, gjyshi: Po pret të vëllanë

Jan 22, 2016 | 10:51
SHPËRNDAJE

Teksa policia greke është vënë në ndjekje këmba këmbës, të shqiptarit që vrau gruan greke dhe është arratisur bashkë më djalin e vogël, vjehrri i tij ka thënë së fundmi për mediat greke se djali më i madh i çiftit, është në gjendje depresive dhe nuk pranon të flasë për prindërit e tij.

Klodi-Lesi

“Djali më i madh nuk është më fëmijë. Ai refuzon që të flasë për prindërit”,- ka thënë greku teksa shtoi se djalit të vogël duket që çdo ditë e më shumë i shtohet ankthi nga pritja me padurim e vëllait më të vogël.

“,…pastaj shikon nga dritarja duke pritur se mos sheh të vëllanë t’i kthehet”,- vijoi ai.

Dje mediat publikuan një video ku dukej i filmuar nga kamerat e sigurisë një burrë që mbante një fëmijë në krahë. Por ende nuk është vërtetuar nëse ishte Klodi Lesi me djalin apo jo.

Informacionet që kanë shkuar në polici janë se Klodi Lesi po përpiqet të futet në Shqipëri dhe se mundësia më e madhe është që ai të jetë në zonën e Prevezës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura