Djali shtyn buqetën e nuses që mos ta kapë e dashura, shikoni se ç’i bën vajza! (VIDEO)

May 22, 2015 | 10:15
SHPËRNDAJE

Daniel Bickerdike dhe Angie Schultz ishin një çift normal që po shijonte një dasëm në Cape Town, deri në momentin kur nusja hodhi një buqetë në drejtimin e tyre.

Teksa Angie ishte shumë e gëzuar që do e kapte, i dashuri i saj e ka kapur paniku dhe e ka shtyrë buqetën për ta hedhur në tokë, pasi kjo do të thoshte që  edhe ata do martoheshin së shpejti, shkruan ‘Daily Mail’.

Ky moment është kapur në kamera dhe është bërë hit në rrjetet sociale, teksa vajza duket shumë e nevrikosur.

Më vonë çifti ka qeshur për këtë, por siç thotë një fjalë e urtë “Shakaja, gjysma e së vërtetës”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura