Djali që dashuronte e fut në kurth, vajzës i ndodh drama që do e ndjekë gjithë jetën

Nov 16, 2018 | 18:29
SHPËRNDAJE

Liza, një vajzë ruse 14-vjeçare nga qyteti i Mineralnye Vody, nuk mund të ketë fëmijë, si rezultat i dëmtimit të rëndë të organeve të brendshme, pas një dhunë të pësuar nga një grup bashkëmoshataresh.

ragazzinaP20russa_13183455.jpg.pagespeed.ce_.Mfp2W5Kl2S

Vajza u tërhoq në një zonë të izoluar të qytetit, i joshur nga një djalë me të cilën ishte në dashuri, por aty e prisnin një grup prej pesë vajzash. Adoleshentet, të gjithë nga 13 deri në 14 vjeçe, u hakmorën me Lizën, pasi ajo fliste keq për to në shkollë.

Grupi i adoleshentëve ishte shumë e zemëruar me vajzën, sa e goditën vazhdimisht në kokë, shpinën dhe stomak. Sulmueset gjithashtu filmuan një pjesë të episodit të dhunës, imazhet e së cilës po shqyrtohen nga hetuesit. Sipas mediave lokale, dhuna do të zgjaste më shumë se tre orë dhe, përfundimisht, Liza u detyrua të kërkonte falje.

Ajo u dërgua në spital, ku u transferua në kujdes intensiv. Mjekët kanë gjetur një tronditje dhe dëmtime serioze në organet e brendshme, dhe kjo nuk do të lejojë që ajo të ketë fëmijë në të ardhmen. Ndërkohë, policia ruse ka identifikuar ata që janë përgjegjës për sulmin dhe po vazhdojnë me hetimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura