“Djali im është njëkohësisht xhaxhai im”, rrëfimi shokues i të riut: E dashura më tradhëtoi me gjyshin

Jun 20, 2021 | 18:08
SHPËRNDAJE

tiktok

Shpesh kemi dëgjuar histori të çuditshme dashurie apo dhe tradhëtish. Një i ri, së fundmi ka zbuluar se si e dashura e ka tradhëtuar me gjyshin e tij, madje duke lindur edhe një djalë.

Mediat e huaja shkruajnë se është vetë i riu i cili e ka bërë të ditur historinë përmes “Tik-Tok”. Ky i fundit ka publikuar foto ku shkruante se “djali” i tij, në të vërtetë është xhaxhai pasi e dashura e ka tradhëtuar me gjyshin.

“Sapo zbulova që djali im, në të vërtetë është xhaxhai im. Gjyshi im ka shkuar me të dashurën time sa herë ne rrinim tek shtëpia e tij” – shkruan në një postim i riu.

Nuk dihet nëse kjo histori është e vërtetë, por sërish i riu i cili mban emrin në Tik-Tok, @stacks1400 tregon se si e ka zbuluar tradhëtinë e të dashurës.

“Një ditë e dashura po bënte dush, ndërsa djali po luante me telefonin e saj. Unë ja mora nga dora dhe zbulova qindra mesazhe e foto që ajo i shkëmbente me gjyshin tim. Tani e kuptoj se pse babai im nuk e pëlqente gjyshin” – shkruan në një tjetër postim i riu.

Kjo histori ka sjellë reagime të shumta nga ana e ndjekësve të tij në Tik-Tok ku shumica prej tyre i shprehin keqardhje për historinë që ai ka shpërndarë. Më tej i riu shkruan se nuk do të publikojë më foto të djalit të tij në rrjete sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura