Djali i propozon të dashurës në dasmën e shokut, nusja nevrikoset! Fotoja më e klikuar e momentit

May 28, 2015 | 13:14
SHPËRNDAJE

Një foto e postuar në Reddit po bën xhiron e rrjeteve sociale ku shfaqet një djalë duke i propozuar për martesë të dashurës së tij, në dasëm të shokut.

Fotografia është parë më shumë se 1 milion herë dhe ka mbi 2 mijë komente, shkruan Daily Mail.

Një veprim i tillë është komentuar si i papranueshëm nga shumë ndjekës teksa kanë shkruar se të marrësh vëmendjen nga çifti i të martuarve është një gabim fatal.

Por disa të tjerë kanë bërë shaka duke shkruar “Ej e mban mend dasmën e X dhe Y? Po, është dasma ku ai djali i propozoi të dashurës.”.

Edhe fytyra e nuses është komentuar, ku shfaqet me një shprehi epike zhgënjyese.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura