Djali i Jozefina Topallit harron përfundimisht Eva Muratin, kapet mat me një bionde

Jul 25, 2021 | 21:45
SHPËRNDAJE

Ka qenë shumë mediatike historia e moderatores Eva Murati me Genar Topallin, i cili do të ishte një djalë tërësisht i panjohur nëse nëna e tij nuk do të ishte një person publik.

eva murati genar topalli

Tashmë e tërhequr nga politika, pasi në zgjedhjet e fundit Lëvizja që ajo drejtonte nuk prodhoi asnjë deputet në Parlament, Jozefina Topalli ka qenë Kryetare e Kuvendit, ose e thënë ndryshe numri dy i shtetit shqiptar, pas Presidentitit, në kohën kur Eva Murati bëri publike lidhjen me djalin e saj të vetëm.

genar topalli eva murati2

Një vajzë shumë e re kur filloi karrierën në televizion si moderatore, Eva Murati nuk ka ngurruar të flasë dhe të ndajë në rrjete sociale foto me të dashurin e saj. Ajo ka rrëfyer se është njohur me Genarin kur ka qenë 15 vjeçe dhe nuk ka tentuar asnjëherë që t’i fshehë diçka nga jeta e saj, familjes.

genar topalli eva murati5

Pikërisht për këtë fakt, “Panorama plus” ka qenë e para, e cila në vitin 2018 filloi të analizojë sjelljen e re të Evës dhe arriti në konkluzionin që çifti mund të jenë ndarë. Ndryshe nga koha kur marrëdhënia e saj me të dashurin ishte e mirë, në atë kohë që nuk dihej nëse ishte ndarje apo krizë në çift, Eva vendosi që të mos japë asnjë shpjegim.

genar topalli eva murati6

Ajo nuk pohonte dhe as e mohonte ndarjen. Dhe që atëherë e deri më sot, ajo nuk ka folur kurrë se çfarë ndodhi dhe pse u ndanë, duke preferuar që nga goja e saj të dalin vetëm lajmet e mira mbi lidhjen.

genar topalli eva murati4

Në vitin 2019, pikërisht rreth një vit pasi “Panroama plus” tregoi se çifti me shumë gjasa mund të jetë ndarë, Eva vendosi në “Facebook” statusin “Në një lidhje”, gjë që na la të kuptojmë se ajo i është rikthyer marrëdhënies së saj mbi gjashtëvjeçare me Genarin.

genar topalli eva murati3

Por pikërisht në atë kohë, Genari diplomohet në një universitet në Milano, event ku morën pjesë prindërit dhe motra e tij, ndërkohë që binte në sy mungesa e Evës.

genar topall3

I pyetur nga “Panorama Plus” nëse janë ndarë apo janë bashkë, Genar Topalli tha se kjo nuk ka ndonjë rëndësi për mediat pasi ai ishte thjesht një student dhe jo një person publik.

genar topalli eva murati6

Eva tashmë kishte fshirë nga rrjetet sociale fotot e saj me të dashurin, të cilat nuk ishin pak, sepse ajo ndante mjaft momente të lumtura me të dashurin, për ndjekësit e saj. Tashmë, heshtja konfirmoi ndarjen, ndërkohë që duket se Evës po i ecën mjaft mirë karriera profesionale.

genar topalli eva murati

Ajo ka filluar të shohë përtej Shipërisë dhe rrëfen se do të jetë imazhi i një marke kafeje në Itali, kontratë e cila do të pasohet nga të tjera. Tashmë në media Eva tregon se si e do partnerin e saj.

genar topalli

Ajo thotë se nuk do as jetë luksoze dhe as bukuri fizike, por vetëm vëmendje maksimale dhe mbështetje emocionale.

“Unë nuk tërhiqem nga bukuria fizike për sa kohë është e vetmja gjë që ofron. Unë bëj jetën time dhe nuk kërkoj jetesë luksoze, kështu që nuk do të martohem për para. Personi që do të zgjedh duhet vetëm të më dojë dhe adhurojë mua nga koka te këmbët, të suportojë emocionalisht projektet e mia dhe të më bëjë për të qeshur!”, shkruan moderatorja.

eva murati (11)

E ndërkohë që Eva ndërton identikitin e partnerit ideal, ish-i dashuri i saj duket se ka bërë një hap më shumë, ai me sa duket e ka gjetur atë. Paparazzi ynë e ka fotografuar Genarin pak ditë më parë në një restorant në Vlorë ku me siguri kanë shkuar për pushime.

genar topalli7

Vajza është bionde, simpatike, ndryshe në portret nga Eva Murati. Panorama Plus ka zbuluar se vajza e fotografuar me Genar Topallin, është ish Miss Shqipëria, volejbollistja Cindy Marina. Ndërkohë, Genari, tashmë i diplomuar, me siguri që do ketë marrë ndonjë drejtim profesional në jetën e tij dhe mund të jetë edhe më i pjekur, por edhe me më shumë eksperiencë për t’u futur në një lidhje.

cindy-morinaa

/Panoramaplus.al

genar topalli6 genar topalli5 genar topalli4 genar topalli3 genar topalli genar topalli2 genar topalli1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura