Djali i Jozefina Topallit dhe moderatorja sportive pushime romantike në jug të Shqipërisë! Tentuan të “fshihen”, por ja detaji që i “tradhtoi”

Aug 6, 2022 | 22:13
SHPËRNDAJE

Çifti i njohur Cindy Marina dhe Genar Topalli kanë nisur pushimet së bashku në jug të Shqipërisë.

cindy marina14

Pasi modelja bëri disa ditë pushime me mikeshat në jug të Francës, tani ishte radha për disa ditë romantike në shoqërinë e partnerit.

cindy marina

Dy të rinjtë nuk kanë zgjedhur të publikojnë foto së bashku në rrjetet sociale, duke shijuar këto ditë pa vëmendjen e mediave. Megjithatë, nuk kishin sesi t’i shpëtonin syrit tonë, teksa të dy kanë pozuar nga i njëjti destinacion, por në momente të ndryshme.

cindy marina2

Gjatë qëndrimit në Sarandë çifti ka vizituar edhe “Syrin e Kaltër”, ku të dy kanë publikuar foto, por natyrisht veç e veç, duke preferuar të mos shkaktojnë zhurmën mediatike. Prej më shumë se një viti kjo dyshe është bashkë, duke u shndërruar në një çift mediatik, ndonëse kanë zgjedhur një profil të ulët.

genart topalli

Gjatë një interviste, Cindy Marina deklaroi se ka dëshirë që këtë pjesë të jetës së saj ta mbajë private, duke mos dhënë shumë detaje. Por kur u pyet se nëse romanca e saj me Genard Topallin është një ndër arsyet pse ajo po qëndron ende në Shqipëri, moderatorja pohoi, duke shtuar se arsyeja tjetër janë angazhimet e punës.

cindy marina11

“Më bën për të qeshur pak se pse se kuptoj pse bën kaq shumë lajm. Është jeta ime personale dhe unë nuk kam shumë për të folur. E kam thënë edhe më parë dhe kam vendosur që të mos flas sepse më duket se tregoj shumë nga jeta ime nëpërmjet rrjeteve sociale dhe diçka dua ta mbaj për vete. Më ka bërë çudi në fakt… Nuk e kuptoj pse ka kaq shumë interes por ka me sa duket. Thjesht nuk dua të flas shumë sepse dua ta mbaj pak më private. Në fakt puna po më mban në Shqipëri, por edhe kjo është një aspekt që ndikon”, tha ajo.

cindy marina1

Teksa ishte e ftuar në një emision televiziv pak kohë më parë, ajo tha se bashkë kanë një vit që janë të dashuruar, por kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave.

cindy marina8

“Shën Valentinin e kalova mirë. Po e pranoj edhe vetë që jam në një lidhje, thjesht kam dëshirë ta mbaj private. Më kanë pyetur edhe më herët, po nuk e kam pranuar. Nuk është sekrete, por është private. Është diçka që dua ta mbaj për vete pjesën e lidhjes. Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit. Nuk është një diskutim që bën bashkë se ky është moment ta bëjmë publike. Është një pyetje që ma bëjnë vazhdimisht dhe kjo është një gjë që dua ta mbaj private. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është një thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash”, u shpreh Cindy.

cindy marina9

Më tej, lidhur me faktin që e bën publike marrëdhënien e tyre për Shën Valentin, ajo tha se thjesht ishte momenti, duke deklaruar se nuk është shumë e dhënë pas dhuratave.

cindy marina11

Sakaq, moderatorja zbuloi se te Genari i ka pëlqyer shumë karakteri i tij. “Unë nuk jam e dhënë pas dhuratave, mua më pëlqen të rrimë bashkë. Më pëlqen karakteri që ai ka”, përfundoi ajo.

cindy marina10 genart topalli3 BB1875B8-ED01-4C54-99A4-9B790D8CEE32 genart topalli12 genart topalli1 cindy marina13 cindy marina12 cindy marina6 cindy marina5 cindy marina4

© Panorama.al

Te lidhura