“Hajde këtu ti hajdut m…”, djali i ish-kryekomunarit rrëfen si e vrau babanë

May 30, 2016 | 8:27
SHPËRNDAJE

Alban Djaloshi ka folur sot në Gjykatën e Durrësit për vrasjen e babait të tij, Mirash Djaloshi, i cili u gjet i vdekur në muajin mars në oborrin e shtëpisë.

Bardhe-Djaloshi2
Alban Djaloshi sot në Gjykate

Për këtë vrasje, Gjykata e Durrësit ka caktuar burg pa afat për të dhe bashkëshorten e ish-kryekomunarit, Bardhe Djaloshi.

Gjithashtu, Gjykata caktoi 45 ditë burg për djalin tjetër 16-vjeçar. Mirëpo, ndërkohë që për vrasjen akuzohen që të tre, ka qenë Albani ai që ka marrë autorësinë në gjyq.

“Panorama Online” sjell dëshminë e tij në gjyq. Ai tha se vrasjen e kreu i vetëm pak pas mesnate dhe më pas shkoi të flinte.

RREFIMI

“Unë isha në gjumë atë ditë dhe ishte ora 1 e natës. Babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Rreth orës 1 e ca dëgjova një kollitje jashtë shtëpisë dhe dola në oborr të shihja. Pashë babanë që ishte i dehur. Ai kur më pa nisi të më shante dhe mu vërsul. Iu kujtua një ngjarje e para disa viteve kur unë u arrestova për një vjedhje të shkollës.

mirash
Mirash Djaloshi, viktima

“Hajde këtu ti hajdut m…”, më thirri babai dhe më ndoqi me një sfurk që të më godiste. Unë vrapova drejt stallës së lopës dhe aty gjeta një hu dhe e godita dy herë në kokë. Ai ra në tokë dhe më duket se kishte vdekur.

Më pas u ktheva të flija. Në mëngjes më zgjon nëna dhe më thotë se babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Unë e dija se mund ta kisha vrarë, ndaj nuk fola. Lajmërova xhaxhanë dhe e gjetëm aty ku e kisha lënë. Kisha frikë ta pranoja që në fillim krimin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura