Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos flet për njerkun: Hetemin nuk e kam dashur, por lindja e motrës…

Jan 14, 2018 | 14:21
SHPËRNDAJE

Ai vjen direkt nga Parisi, por nuk ka lidhje me pasarelat e modës. Antoni Çako është djali i sopranos Inva Mula dhe kompozitorit Piro Çako.

4548784548745722-vjeçari duket se ka trashëguar nga familja e tij genin e artistit. Ai ka lindur dhe është rritur në Paris, ka disa kohë që i është përkushtuar muzikës dhe gjatë këtij viti është gati të debutojë si producent në skenën europiane të muzikës elektronike.

Inva-mula-ethem-ramadani

Por në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, ai ka folur për pasionet e tij por edhe për familjen.

Antoni flet edhe për marrëdhënien me motrën e tij 5-vjeçare:

Kam një marrëdhënie siç mund të ketë një 22-vjeçar dhe 5-vjeçare. Mezi pres që të rritet që të kemi një marrëdhënie edhe më të afërt”.

Ndërsa për bashkëshortin e nënës së tij, Hetem Ramadani ai shprehet:

Fillimisht kur u lidh me mamin, isha 13 vjeç, nuk e pranoja siç nuk e pranon çdo 13-vjeçarë, sepse isha xheloz, por kur lindi Nina çdo gjë ndryshoi.Tani me Hetemin kemi një marrëdhënie shumë të mirë, kam shumë respekt. Është burrë shumë i mirë, kemi marrëdhënie shumë të mirë, e respektoj shumë”.

(Minuta: 10;06)

Në “Jo vetëm modë” ai shpreh edhe vlerësimin që ka për dy prindërit e tij.

“Jam fansi më i madh i babait, jam shumë krenar për muzikën që ka bërë. Jo sepse jam djali i tij, por mendoj se është kompozitori më i madh, të paktën i gjeneratës së vet…” Sa i përket sopranos Mula, ai thotë: “Mami im është zëri më i madh i rrymës operistike në Shqipëri edhe kjo është krenaria tjetër më e madhe e jetës time…”

Nëse bëhet i famshëm, Antoni emrin e artit dëshiron ta mbajë thjeshtë, “Çako”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura