Djali i Hysni Milloshit për plagosjen: Ndërhyra për të mbrojtur dy vajza

May 25, 2016 | 8:21
SHPËRNDAJE

Renato Milloshi, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me Jani Alia për vrasjen e Elton Çiços, rezulton me disa precedentë penalë në të kaluarën.13275865_10209490417243114_1672801084_n

36-vjeçari rezulton se është arrestuar dhe në vitin 2012 për plagosjen e dy personave me thikë në një lokal bastesh në Tiranë.

Milloshi plagosi pronarin e lokalit, Aleto Rama dhe klientin Albi Saliasi. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 pas mesnate, në një lokal që funksionon edhe si bar-kafe, edhe si loto-sport, në rrugën “Sulejman Delvina”.

Këta dy persona u qëlluan në krah dhe kokë me thikë nga Milloshi pas një sherri pasi refuzoi të dilte nga lokali edhe pas orarit të mbylljes.

Kurse në vitin 2010, ai rezulton se është dënuar me 6 muaj burg për vjedhje të pasurisë.

Por, në një intervistë për “Panorama” në vitin 2012, Milloshi deklaroi se përfshirja e tij në këtë ngjarje ka ndodhur krejt rastësisht dhe nga ana tjetër ka mohuar që të ketë goditur me thikë asnjërin prej dy të plagosurve.

Renato Milloshi tregoi në atëkohë se gjithçka ka ndodhur nga një konflikt i çastit, kur dy vajza i kanë kërkuar ndihmë, pasi po i shqetësonin disa djem në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.

“Ka qenë një konflikt i çastit, pasi kam ndërhyrë në mbrojtje të dy vajzave që unë i njihja, të cilat më kërkuan ndihmë diku pranë rrugës ‘Sulejman Pasha’”, tha Milloshi.

Sipas tij, në këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë të plagosur me thikë. “Ishin pesë veta që ngacmonin dy vajzat dhe unë isha thjesht kalimtar në rrugë kur ato më kërkuan ndihmë dhe aty shkëmbyem llafe dhe pati një konflikt. Vetëm kaq”, u shpreh Milloshi.

Nga ana tjetër, ai nuk e shpjegon arsyen se përse ky incident është transformuar në polici nga një përleshje rastësore në rrugë deri te rrethana krejt të ndryshme që përshkruhen në komunikatën mbi ngjarjen.

Veç incidentit të datës 15 mars, 32-vjeçari Milloshi shprehet se ndryshe nga çfarë pretendohet nga policia, ai as në vitin 2008 nuk ka qenë i përfshirë në asnjë lloj ngjarjeje dhe nuk ka qenë i dënuar asnjëherë.

“Nuk kam vjedhur kurrë, jo çantë, siç pretendohet nga ana e policisë, por as edhe një majë lapsi. Nuk kam asnjë arsye për të arritur deri në atë pikë. Unë jam njeri familjar, i martuar, me fëmijë dhe nuk kam vuajtur kurrë nga probleme ekonomike sa për të arritur deri aty. Më duket absurde si mund të arrijnë të më përfshijnë në ngjarje të tilla”, shprehet ai.

Gjithashtu, 32-vjeçari Milloshi tregon se nuk ka asnjë lloj problemi me Drejtësinë shqiptare, pasi nuk ka qenë kurrë i dënuar, për asnjë vepër penale, ndryshe nga ç’thuhet në komunikatën e Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura