Djali i Enverit zbulon prapaskenat: Si e përdori Ramizi mjekun e Enverit

Dec 8, 2017 | 11:40
SHPËRNDAJE

Pas akuzave të forta që nusja e Enverit, Liliana Hoxha bëri në intervistën dhënë për “Panorama”, teksa dekalroi se në bashkëpunim me mjekun Isuf Kalon, Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha synonin ta eliminonin Enver Hoxhën nga aktiviteti politik dhe shtetëror duke përgatitur ardhjen në pushtet të Ramiz Alisë, djali i Enverit nxjerr të tjera sekrete.

ramizi

Ai tregon në “Panorama” se si e përdori Ramiz Alia mjekun që u zgjodh për Enverin dhe çfarë ndodhi pas vdekjes së tij.

“Ramiz Alia e përdori Isuf Kalon, por nuk ia përmbushi ambicien për ta bërë ministër të Shëndetësisë pas vdekjes së Enver Hoxhës. Por ndërkaq e ndihmoi të rehabilitohej në Europë menjëherë pas rënies së regjimit komunist. Siç e ndihmon të mbrojë veten për pasojë dhe Ramiz Alinë ndaj akuzave tona në kanalet më prestigjioze. Është kaq e qartë kjo gjë, sa të vjen të qeshësh. Sipas tij, fitoi konkursin ndërkombëtar, një në njëqind pjesëmarrës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, dhe vazhdon të jetojë andej. Domethënë, “Perëndimi” e priti krahëhapur”- thotë ai në “Panorama”.

Ai ka bere edhe nje paralelizem të supozuar me mjekun e Sadam Huseinit. “Çfarë do t’i kishte punuar Amerika mjekut të tij, në qoftë se ai, pas rënies së Sadamit, do të kishte mbledhur popullin si nostalgjik dhe do ta bënte për të qarë, do të bënte dhe poezi për të? Le pastaj të guxonte të hynte në një konkurs në Perëndim dhe ta fitonte atë”- thotë ai.

PANORAMA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura