Djali i deputetit mbetet në burg, Xhisiela flet para gjykatës: Pse erdha këtu, me Rexhepin kemi…

Oct 17, 2018 | 11:32
SHPËRNDAJE

Pasi ish i dashuri i saj Rexhep Rraja u la sërish në burg, nga jashtë Gjykatës Xhisiela Maloku ka bërë avokatin e tij mbrojtës pavarësisht se ishte denoncimi i saj për përndjekje që e çoi pas hekurave.

Në një prononcim për gazetarët 25-vjeçarja tha se kishte shkuar në gjykatë për ta mbështetur ish-të dashurin, pasi ishte i pafajshëm.

xhisiela7

Pse jeni sot këtu?

Për ta mbështetur dhe për të dhënë të vërtetën, siç e kam thënë dhe herë të tjera.

Po të vërtetën e jep drejtësia?

Patjetër që e vendos drejtësia, por unë po them atë që unë dua të them, jam shumë e bindur që nuk do kemi probleme, problemet kanë ardhur vetëm nga xhelozia. Dhe nuk do kemi probleme.

xhisiela2

Po kush të siguron që nuk do kesh prapë motive xhelozie?

Ma garanton vetja ime, unë Xhisiela, do i jap përgjigje shtetit dhe jo mediave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura