Djali i biznesmenit u gjet i pajetë, policia jep detajet për ngjarjen: Ja çfarë dyshohet

Apr 21, 2020 | 20:04
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Delvinë. Trupi i pajetë i një Enteo Isufaj, 30-vjeç është gjetur nga policia, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. 

FOTO ILUSTRUESE
FOTO ILUSTRUESE

Dyshimet paraprake të policisë është pista e vetëvrasjes, pasi parë trupit të të riut është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT.

Policia njofton se në trupit e të riut nuk ka shenja dhune, apo dëmtime të tera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Informacion paraprak

Në orën 11:05,  pranë vendit të quajtur “Kaminat”  dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E. I., rreth 30 vjeç, banues në Delvinë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

EMRI/ Festoi Pashkët me shoqërinë, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë djali i biznesmenit. Policia jep detajet: Pranë trupit u gjet…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura