Djali i 82 vjeçares që u vra nga mbesa: Nëna kishte shenja dhune, i mungonte unaza dhe ora e dorës

May 28, 2015 | 0:35
SHPËRNDAJE

Krimi i dy të rinjve është zbuluar nga njëri prej djemve të viktimës, i cili jetonte në Itali. A. Hila është paraqitur në Prokurori dhe ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me vdekjen e së ëmës, për një vrasje me qëllim vjedhjeje.

Policia e Shkodres

Mbi bazën e deklarimit të dhënë nga djali i viktimës, ai është lajmëruar për vdekjen e nënës nga i vëllai.

Më 27 shkurt 2015 (dy ditë pas ngjarjes), ai ka ardhur në Shkodër dhe ka konstatuar se në pjesë të fytyrës nëna kishte shenja dhune.

Po kështu, ai ka vënë re se ne duart e nënës së tij nuk ishte unaza dhe ora e dorës, të cilat ai ia kishte bërë dhuratë.

Kjo ka ngjallur dyshime të forta tek ai dhe ka deklaruar në Prokurori se autore e dyshuar ishte mbesa e tij, Xhoana.

“Nga hetimet e bëra lidhur me dyshimet ndaj shtetases Xhoana Hila, e cila është dyshuar se veprën penale të vjedhjes, me pasojë vdekjen e personit, e ka kryer në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka rezultuar se ajo ditën e ngjarjes më 25.02.2015 ka qenë e shoqëruar me Erando Qatipi, i dashuri i saj prej rreth 2 vitesh. Pas kryerjes së krimit të vjedhjes me pasojë vdekjen të Angje Hilës, ata janë larguar në drejtim të Tiranës”, bëri të ditur Prokuroria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura