Djali e do akoma nusen ‘hajdute’, babai: Vazhdo jepi dollarë t’i hajë me dashnorin

Oct 11, 2017 | 14:11
SHPËRNDAJE

Në emisionin e sotëm “Me zemër të hapur” në News24, u diskutua historia e një vjehrrit që akuzon nusen e djalit se i ka vjedhur para.

Nusja hajdute denoncohet për herë të parë në një studio televizive nga ish-vjehrri i saj. Nje 22-vjeçare grabit paratë dhe sendet prej floriri në banesën e burrit dhe largohet duke bërë dhe divorcin.

20171011-132633

Pas denoncimit të vjehrrit live në emision për të gjitha mashtrimet që nusja i ka bërë të birit dhe familjes së tij.

Në lidhje telefonike me studion  ka folur edhe vetë djali i Nikolla Shosharit, Esmeraldo që është ish-bashkëshorti i Sonela Sulit, shkruan BalkanWeb

Esmeraldo në lidhje telefonike nga Nju Jorku tha: Se ndjehet disi i tradhëtuar dhe i përdorur. E doja, kemi qëndruar për 4 vite, por kohët e fundit ishte shumë e ftohtë, më largohej. Nuk fliste, s’ma varte më.

Me fjalë të tjera ai pohoi se ende vazhdonte ta donte, dhe në momentin që fliste ka ndërhyrë i ati nga studio duke thënë: “Vazhdo jepi dollarë, t’i hajë me dashnorin”.

Historia

Nikolla Shoshari është me origjinë nga Berati dhe në viti 2001 emigron drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kuruar djalin 16 vjeçar të asaj kohe.

Djali vuante nga tumori dhe ndërron jetë në një spital në Neë-York. Pasi varrosi djalin në Shqipëri dhe pasi morën veten nga kjo dhimbje, familja Shoshari vendos që në 2005 të emigrojnë të gjithë drejtë SHBA-së.

Familja përbëhej nga vetë Nikolla, bashkëshortja dhe tre djemtë. Ata sistemohen dhe nëna me djalin e madh Esmeraldon vinin çdo vit ne Berat për të kujtuar djalin e tyre qe iku nga kjo jetë.

Gjate ardhjeve në Shqipëri, një e afërme e familjes, motra e Nikollës, vendos t’i bëjë per nuse Esmeraldos një fqinjen e saj. Ajo ishte nga fshati Kozare e Kucoves dhe ishte ne vitin e fundit të gjimnazit. Vajza në fjalë quhet Sonela Suli. Dy te rinjte u pelqyen dhe vazhduan lidhjen e tyre, ku e finalizuan ne vitin 2013 duke u celebruar zyrtarisht.

Esmeraldo filloi te vinte shpesh në Shqipëri, pasi tashmë kishte më shumë arsye. Vajza mbaroi gjimnazin dhe dëshironte të shkonte me studime të larta në Tiranë. Kete gje e pranoi dhe bashkeshorti, i cili i paguante çdo shpenzim.

Problemet nisin që në momentin kur vajza niste në Tiranë me studime. Ajo genjen familjen e burrit duke i thene se vazhdonte për mjekësi, nderkohe ishte në një universitet privat për Inxhinjeri Inerte.

Në shkurt të vitit 2015, Nikolles i vdes babai dhe vjen në Shqipëri ku varros te atin dhe ikën serish në Amerikë. Per fatin e keq pas pak diteve dhe konkretisht ne prill te atij viti, Nikolles i vdes nena dhe ai detyrohet te kthehet serish.  Në këtë kohë nusja e djalit i thote se do vinte dhe ajo ne varrim. Ku vjehrri shkon e merre tek shtepia nusen e djalit.

Nusja i kishte marre babait të saj 2 milon lekë të vjetra me pretendimin qe ia kishte kërkuar vjehrri për të varrosur nenen e tij, ndërkohë që Nikolla nuk ishte fare ne dijeni.

Në gusht te vitit 2015 vajza aplikon për vizë amerikane që të shkonte tek bashkëshorti. Në këtë muaj vdes nëna e Maries ( vjehrra). Ajo sebashku me djalin Esmeraldon vijne në Shqipëri. Pasi varrosin nenen, ata shkojne ne banesën e tyre në Durrës dhe marrin me vete dhe nusen Sonelën.

Maria kishte me vete 800 dollare amerikan në çantën e saj dhe një varëse floriri. Kjo varëse kishte shume domethënie për Marien, pasi ishte varësja e djalit që i kishte vdekur. Atë varse ia ka hequr nga qafa te birit kur dha shpirt ne spital dhe prej 13 vitesh e mbante në çanten e saj, si kujtimin e fundit që kishte nga i biri. Vleren shpirterore te varses e dinin te gjithe dhe Sonela, nusja e djalit. Por, kur ishin ne banesen e tyre nusja i vjedh vjehrres parate dhe varsen e saj.

Aty plas skandali, pasi Maria akuzon fillimisht djalin, por ai e mohon. Ne fund ajo i drejtohet nuses dhe ajo i thote se i kishte marre dhe del nga shtepija e ikën.

Familja Shoshari shkon ne familjen e krushkut Fadil Sulo për t’i thene çfare kishte ndodhur dhe se do te prishnin miqësinë. Babai  nuses thote se parate nuk do ia kthente, pasi ai kishte marre 2 milion lek për varrimin e nenes. Aty zbulohet se si Sonela kishte gënjyer dhe babain e saj.

Nder te tjera, ata zbulojne se Sonela e kishte tradhtuar djalin me përpara. Ata kane zbuluar jetën e Soneles ne Tirane si studente, dhe padyshim foto dhe me të dashurin e saj te ri.

Pasi ndahet miqesia, familja ikën në Amerike. Ne vitin 2016 dhe konkretisht në dhjetor familja e nuses bën divorcin dhe pala tjeter nuk vihet në djeni.

Sot, ish vjehrri i Soneles është në studion tonë për të rrëfyer këtë histori të rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura