Djali 3 ditësh vdes në spital pasi nëna diagnostikohet me koronavirus pas lindjes së foshnjes

May 13, 2020 | 17:18
SHPËRNDAJE

Një foshnjë tre ditëshe ka vdekur pasi nëna e tij u infektua me koronavirus. Nëna e Coolio Carl Justin Morgan testoi pozitive për Covid-19 para se djali të lindte.

Foshnja lindi në spitalin Princess of Wales Hospital në Bridgend, Uellsi i Jugut dhe kishte rrahje të ulta të zemrës.

Ai u transferua në spitalin Singleton por vdiq më vonë.

Shkaku kryesor i vdekjes së foshnjes është mungesa e furnizmit të trurit me gjak dhe oksigjen. Ndërsa prekja e nënës së tij me COVID 19 renditet si shkak dytësor.

Coroner Graeme Hughes kur ishte vetë tre ditësh ndërsa nëna e tij u zbulua se ishte infektuar menjëherë pas lindjes.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura