Djali 16-vjeçar i sheikut vjedh makinën e së ëmës dhe terrorizon Londrën

Feb 28, 2015 | 19:10
SHPËRNDAJE

Djali adoleshent i një sheiku është përfshirë në një ndjekje nga policia, teksa po ngiste një makinë me shpejtësi të lartë. Teksa futet në rrugën e gabuar, me Mercedes-in që i kishte marrë pa leje nënës së tij, djali përplaset me një taksi në një semafor.

Incidenti shqetësues, me protagonist 16-vjeçarin miliarder, u kap në video nga kamerat e bizneseve në zonë.

Personat që i telefonuan policisë, me shqetësimin se një makinë po ‘fluturonte’ me shpejtësi në rrugë, thanë se shoferi duhet të ishte nën efektin e alkoolit.

16-vjeçari mori si dënim 12 muaj rehabilitim dhe 60 orë shërbim në komunitet, por jo ndalim për t’i dhënë makinës. Makinën e kishte marrë vjedhurazi jashtë banesës multi-miliardereshe të të atit në Londër. Emri i familjes sheike të përfshirë në incident nuk është bërë publik, raporton “MailOnline”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura