Djalë apo gocë? Ermal Mamaqi flet për zgjerimin e familjes: Për momentin kemi kredi…

May 24, 2022 | 7:45
SHPËRNDAJE

Një tjetër bebe? Njerëzit gjithmonë pyesin për më shumë por Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska për momentin planifikojnë të marrin vetëm një qen.

Kështu u shpreh vetë Ermali në intervistën e tij të fundi. I pyetur nëse ai dhe Ami duan të bëjnë bëbin nr.3 Ermali tha: “Ne tani do bëjmë një qen” “Në kurthin e Piter Panit”, por vogëlushi insistoi dhe vazhdoi ta pyeste: “Doni të bëni një çun apo një gocë?” Dhe sërish me humor Ermali u përgjigj: “Nuk do bëjmë as çun as gocë se kemi kredi”.

Megjithatë ndonëse nuk është në planet e tyre të afërta, në të ardhmen, Ermali tha se do dëshironte edhe një çun tjetër.

“Dy gisht mjaltë” ishte prodhimi i parë i Ermalit, por nuk mbeti me aq. Ai dhe Elvana, dy protagonistët e filmit, së shpejti do të nisin xhirimet për serinë e dytë të komedisë. Pyetjes nëse i ka mbaruar mjalti me Elvanën, Ermali iu përgjigj: “Në fakt, Elvana është një koshere bletësh, mjalti i së cilës nuk mbaron kurrë. Dhe meqë jemi këtu, në vitin 2023 unë dhe Elvana do bëjmë “Dy gisht mjaltë 2”.

Por për çfarë e ngre zërin Ami më shumë në shtëpi? Ermali tha se ajo nuk e ka në natyrë të ngrejë zërin, ama grindjet mes tyre, pa dyshim që ndodhin…LAJMI I PLOTE NE PANORAMAPLUS.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura