Dj Geek i propozon Dafina Zeqirit? Artistja poston videon e unazës

Jun 22, 2022 | 18:22
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Gjatë këtij viti Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Dj Geek, emri  i vërtetë i të cilit është Genc Halimi kanë ngjallur disa herë dyshime, se mund të kenë celebruar dashurinë e tyre në martesë. Sikurse ka ndodhur sërish së fundmi teksa ata qëndrojnë në heshtje.

Shkak është bërë një postim i artistes në Instagram ku ajo ka ndarë një video. Dafina së bashku me Geek, Kidën dhe bashkëpunëtorët e saj po shijon prej disa ditësh bregdetin shqiptar prej nga ku ditën e sotme ka ndarë një video ku thekson një unazë që ndodhet në gishtin e fejesës. Bëhet fjalë për një unazë ekstravangante me një rreth floriri të trashë dhe një gur të madh.

Në videon në fjalë, Dafina shihet tek shijon muzikën e Ron Zaitit të cilit i ka bërë edhe tag ndërsa luan dorën. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të flitet se ajo mund të ketë marrë propozimin nga Geek.

Pak javë më parë, Dafina tha në një intervistë se në lidhje me planet për martesë apo fëmijë nuk e ka aspak presionin e familjes nga të dyja palët por i respektojnë vendimet e tyre dhe janë të lumtur për ta. Për sa i përket dëshirës për të pasur një fëmijë, artistja deklaroi se çdo gjë ia ka lënë kohës. “Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua nuk ka lidhje nëse është vajzë apo djalë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vëllai. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tani dua një gocë, një mini-Dafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”– tha ajo.

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura