Dixhitalizimi – kursen kohë, para dhe është më i sigurt

May 7, 2021 | 16:58
SHPËRNDAJE

Dixhitalizimi është sot një forcë madhore për zhvillimin ekonomik dhe për rritjen e mirëqenies. Proceset dixhitale ulin koston, rrisin produktivitetin, janë më të sigurta dhe ndikojnë direkt në konkurrueshmërinë e bizneseve dhe në zgjerimin e ekonomive kombëtare.

Imazh

Pandemia na bëri të zbulojmë edhe më thellë mundësitë që ofron dixhitalizimi dhe rëndësinë e tij në përmirësimin e shërbimeve, kursimin e kohës dhe të kostove.
Aplikacionet në celular ose një website i ndërtuar mirë dhe i thjeshtë për tu përdorur nga publiku bëjnë të mundur që aktiviteti i bizneseve të vazhdojë në çdo rrethanë dhe publiku të marrë akses të pandërprerë në produkte e shërbime.

Një studim i Bankës Botërore dhe Bankës së Shqipërisë ka treguar se çdo shqiptar shpenzon mesatarisht rreth 42 minuta për të shkuar, për të pritur në radhë dhe për të kryer një transaksion në një zyrë pagesash, ndërsa në një degë bankare i gjithë ky proces zgjat rreth 29 minuta. Sipas të njëjtit studim, kosto e transaksioneve cash në ekonominë shqiptare arrijnë në rreth 1.7% të PBB-së.

Sot në botë, Fintech është modeli më novator i shërbimeve financiare. Falë mundësive që ofron dixhitalizimi, kompanitë e teknologjisë financiare ofrojnë shërbime më të shpejta dhe më praktike se kurrë, me kosto më të ulëta në para dhe kohë.

Në Shqipëri, mikrofinanca konsumatore është pionere e përdorimit të teknologjisë për të lehtësuar marrjen e shërbimeve financiare. IuteCredit solli një revolucion në marrëdhënien e konsumatorit shqiptar me këto shërbime. Nëse dikur marrja e një kredie të vogël, kërkonte minimalisht disa ditë kohë, IuteCredit është institucioni i parë financiar në Shqipëri që brenda 7 minutave ka mundësuar online procesin nga aplikimi deri në miratim, për të vijuar më pas me lëvrimin fizik të fondeve. Më tej, përmes aplikacionit MyIute klienti mund të administrojë kredinë online 24 orë, nga aplikimi deri në tërheqjen e parave si dhe të informohet në kohë reale për gjendjen e detyrimeve. Mund të mësoni më shumë rreth këtij alikacioni në www.iutecredit.al/myiute-app/

Pandemia na bëri të kuptonim se shumë prej pagesave për të cilat merrnim rrugën deri në njësitë e shërbimit mund të bëheshin shumë thjesht nga shtëpia, nëpërmjet internetit ose aplikacioneve të ndryshme.

Edhe cikli i përfitimit të një kredie mund të bëhet po kaq thjesht nga shtëpia.

Statistikat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se rreth dy milionë shqiptarë përdorin internetin me brez të gjerë nga telefonat e tyre celularë.

Dixhitalizimi do të sjellë një akses më të shpejtë në financim dhe shumë kohë të kursyer për konsumatorët, kohë që do të shërbejë për të rritur produktivitetin në punë, por edhe për një cilësi më të lartë të jetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura