Divorcohet nga bashkëshortja, vetëvritet radiologu i poliklinikës

May 20, 2016 | 12:41
SHPËRNDAJE

BERAT – Divorcohet nga bashkëshortja, vetëvaret radiologu i poliklinikës së Beratit.

Makilian Laçka, 35 vjeç, babai i një fëmije, i ka dhënë fund jetës, pas një gjendjeje të rënduar psikologjike në të cilën ndodhej.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “30-vjetori”, brenda banesës së familjes Laçka. Viktima punonte pranë poliklinikës së qytetit, i specializuar në radiografi.

Burime pranë Policisë thanë se, shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë ndarja me bashkëshorten e 35-vjeçarit.

ambulance-urgjenca

Pasi kanë parë gjendjen e tij të rënduar, kolegët të poliklinikës kanë dashur ta ndihmojnë, duke e këshilluar, por duket se nuk ia kanë dalë dot.

Ai i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në litar, ndërsa ka shfrytëzuar kohën kur ndodhej i vetëm në banesën e tij.

Kolegë të 35- vjeçarit tregojnë se Makilian Laçka rridhte nga një familje mjekësh, shumë e nderuar në qytetin e Beratit. Grupi i punës po vazhdon hetimet për ngjarjen. d.xh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura