Divorci pas aksidentit, burri: Ajo ma ka bërë të qartë, do jetojë me dashnorin se…

Nov 21, 2017 | 17:28
SHPËRNDAJE

Ai është 41 vjeç dhe është në momentet më të vështira të jetës së tij. Ylli Hoxha pas një aksidenti të rëndë dhe pasojave fatale që i ka lënë atij në trup ka humbur familjen dhe kjo është arsyeja më e fortë pse zgjodhi studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 për të kërkuar drejtësinë që po i mohohet në formën më të tmerrshme, kërkojnë t’i heqin të drejtën prindërore.

20171121-130706

Ajo ma ka bërë të qartë, do të jetojë me dashnorin se kjo është zgjedhja e saj, por tani do të më marrë edhe vajzën”, tha Ylli në emision, siç raporton “BalkanWeb”.

Ylli u martua në vitin 2007 me Hatixhe Deliun apo “Xhekun” siç e përkëdhelte ai. Vetëm një muaj pas celebrimit, Ylli bën një aksident të rëndë në rrugën Fushë-Krujë Tiranë, ku mjekët i hoqën shpresat për jetën. Ai qëndroi shumë ditë në gjendje kome, por ia doli të luftojë fort dhe sot është në jetë dhe pse aksidenti i ka lënë pasoja në fizikun e tij.

Pasi mori veten ata emigruan drejt Greqisë për të përmirësuar ekonominë e tyre. Aty qëndruan vetëm dy vite nga 2008 deri në 2010 dhe më pas rikthehen në fshatin e tyre. Konfliktet kishin nisur që në shtetin grek, por në 2011 erdhi në jetë vajza e tyre që sot është plot 6 vjeç. Mes çifiti filluan përplasjet, zënkat derisa në 2015 Hatixhja merr vajzën dhe largohet nga banesa. Divorci në gjykatë ndodhi më 13 qershor të këtij viti dhe në vendimin e saj gjyqtarja kujdestarinë ia la nënës. Ndërsa babai kishte të drejtat e takimit dhe detyrimin ushqimor, të cilin Ylli nuk e ka paguar pasi është i papunë.

Pas divorcit, Hatixhja kërkon me ngulm t’i hiqet e drejta prindërore këtij babai, duke ngritur një lumë akuzash kundrejt tij.

Ai e do vajzën e tij dhe nga muaji mars i këtij viti nuk e ka takuar dhe as nuk e di ku ndodhet aktualisht. 41vjeçari ndodhet në proces gjyqësor për heqjen prindërore dhe ka frikë nga drejtësia jonë.

Kam gjithë këto kohë pa takuar vajzën. Ju lutem më ndihmoni”,- u shpreh ai mes lotësh.

Nga ana e saj Hatixhja në një komunikim telefonik, tha se ishte detyruar të merrte këto vendime, pasi Ylli dhunonte atë bashkë me vajzën.

Për vete s’po pyes, por për vajzën nuk ia fal. Kushedi sa herë e kam gjetur vajzën me këmbë të nxira. Ndaj u detyrova ta lë”,- tha ajo, raporton “BalkanWeb”.

Në emision ajo është përballur edhe me ish-vjehrrën e kunatën, të cilat e kanë akuzuar për imoralitet.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/historia-pas-aksidentit-41-vjecari-braktiset-edhe-nga-gruaja-me-tha-po-iki-me-dashnorin-vajza/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura