“Divorci” me Partizanin, Çani prezantohet te klubi i ri

SHPËRNDAJE

Edgar Çani është prezantuar ditën e sotme, te skuadra e Vibonezes në Serinë C, ku do të vazhdojë karrierën pas ndërprerjes së kontratës me Partizanin. Ishte “Panorama Sport” që njoftoi për akordin e sulmuesit 29-vjeçar menjëherë pas “divorcit” me Partizanin, ndërsa ditën e sotme, ai është prezantuar nga klubi italian nëpërmjet faqes zyrtare.

cani-sot-1

Çani do të rikthehet në Itali, pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Peskarës, Palermos, Askolit, Padovës, Piaçencës, Modenës, Kataniat, Karpit, Barit dhe së fundmi Pizës. Viboneze u ngjit këtë sezon në Serinë C, ndërsa do të synojë ngjitjen në B.

cani-768x576

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.