FOTO/ “Drita udhëheqëse”- Ditmir Bushati humb njeriun e tij të shtrenjtë. Mesazhi që përcjell në rrjetet sociale

Aug 9, 2020 | 21:29
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka humbur babain e tij pas një sëmundje të rëndë.

117379775_3088833597897068_5351983201835083463_n

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Bushati thotë se ai u shua sot në Boston të Shteteve të Bashkuara.

Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën. E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën. Prehu në paqe i shtrenjti ynë!“, shkruan Bushati.

Sulejman Hamza Bushati ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë.

Më pas ai ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, dhe ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991. Bushatlinjtë janë ndër fiset më të mëdha dhe të njohur në Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura