“Ditët e qeverisë janë të numëruara”/ Basha jep lajmin e mirë dhe zbardh bisedën me zyrtarët e lartë të BE: Ja çfarë diskutuam

Jan 19, 2021 | 13:10
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri të ditur se ka patur një bisedë me disa zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Sipas Bashës, në qendër të diskutimeve ka qenë ndihma që BE i ka ofruar Shqipërisë, por edhe për ndihmën që do të ofrojë në të ardhmen për ekonominë dhe shëndetësinë.

Sipas numrit një të PD, për shkak të dështimit të Ramës, Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike, pasi shqiptarët paguajnë më shumë taksa dhe nuk marrin ndihmë.

“Sapo pata një komunikim në zoom me Komisionerin Oliver Varhelyi dhe David McCallister. Kam folur edhe për ndihmën që BE i ka ofruar Shqipërisë, por edhe për ndihmën ekonomikë dhe në sektorin e shëndetësisë që BE do të ofrojë në të ardhmen.

Një gjë është e qartë, për shkak të dështimit të Ramës Shqipëria është në krizën më të thellë ekonomike”, tha Basha.

Kreu i demokratëve dha edhe një lajm të mirë: “Lajmi i mirë është se ditët e kësaj qeveria janë të numëruara. Tirja i qeverisë që u ka marrë para shqiptarëve dhe ia ka dhënë një grushti njerëzish. Nuk mund të fshehë dështimin e tij duke fajësuar këdo, përfshirë së fundmi edhe BE”.

Basha tha se ka ardhur koha të largohet ky kryeministër, ndërsa tha se BE do ta mbështesë PD në planin e saj ekonomik.

“Është koha për të larguar këtë kryeministër që është shkaktar i kësaj krizë. Ne kemi një plan  konkret. Së bashku me shqiptarët në 25 prill do të largojmë të keqen dhe do të nisim rrugën e ndryshimit. BE do të na mbështesë me një plan ekonomik që Shqipëria ti kthehet normalitetit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura