Ditët e acarit/ Parashikimi më i fundit meteorologjik, ç’ndodh sot e nesër. Ja kur përmirësohet moti

Feb 26, 2018 | 16:33
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Temperaturat ne vendet malore do te shkojne deri ne minus 8. Sipas meteorologeve te IGJEUM, nuk paraqesin rrezik per permbytje lumenjte.

“Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit, kryesisht në qarqet Shkodër dhe Lezhë”.

PARASHIKIMI METEO SIPAS IGJEUM:
——————————————
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Shkodër, Dibër, Lezhë dhe Elbasan mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit, kryesisht në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave.
Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: +1 / 8
në vendet e ulëta: 2 / 6
në vendet malore: – 8 / 5 °C.

ERA:
Sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Veri dhe në bregdet deri e fortë.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET.
———————————————–
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ngrica e temperatura nën 0, meteorologia: Ja kur përmirësohet moti

Meteorologia Tanja Porja në një lidhje telefonike me News24, ka shpjeguar se si do të jetë kjo javë përsa i përket temperaturave dhe sasisë së reshjeve.

debore-rruge

Porja tha se përgjatë tri ditëve të para të javës, temperaturat do të qëndrojnë të ulëta duke shkaktuar ngrica në 90% të vendit.

Ndërkohë një përmirësim i motit pritet nga e enjtja pasdite, dhe të premten do të ketë një rritje deri me 7 gradë.

“ Temperaturat e ulëta mbërthejnë vendin. Ditët do të kenë reshje të pakta dhe shtim dëbore në të gjithë territorin shqiptar. Mëngjeset dhe darkat do shënojnë ulje temperaturash. Pritet përmirësim i kohës nga e enjtja. Pritet që të mbetemi në vlera të ulëta termike, temperatura të cilat bëjnë që ngricat të jenë ekzistente gjatë 24 orëshit.

Presim që gjatë natës të së martës dhe orët e para të mërkurës të ketë një përmirësim të vogël të motit.

Mesditën e së enjtes do ketë përmirësim, dhe të premten do të nisë shkrirje e ngricave. Do të ketë rritje me 7 gradë,” tha Porja.

Balkanweb

http://www.balkanweb.com/site/metereologia-ngrica-e-i-ftohti-mberthejne-vendin-ja-kur-rriten-temperaturat/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura