Ditën funksionare banke, natën prostitutë sadomazokiste

Apr 23, 2015 | 11:43
SHPËRNDAJE

Banka Qendrore Holandeze ka pushuar nga puna një punonjëse         40-vjeçare, pasi u zbulua që ajo bënte një jetë të dyfishtë. Pas punës në bankë, ajo shndërrohej në një prostitutë sadomazokiste. Pas pushimit nga puna, gruaja rrezikon të akuzohet për evazion fiskal, sepse nuk ishte e regjistruar si punonjëse seksi e s’kishte paguar taksat

Në dy numrat e fundit të suplementit “Unë gruaja”, ju kemi gërvishtur kureshtjen, por edhe dyshimin, mbi jetët e fshehta të bashkëshortëve. Por këto që ju kemi thënë rrotull e rrotull, me synimin që të hapni sytë e të jeni të vëmendshëm/me se asnjëherë nuk i dihet, dikur i kemi parë e dëgjuar nëpër filma apo lajme që na vijnë nga Perëndimi. Së fundmi jeta dyfishe e një gruaje holandeze, që ditën punonte në bankë e natën bënte prostitutën, ka bërë jo pak bujë. Sigurisht jeta e dyfishtë ishte e saja, por imagjinoni sikur ndonjëri të marrosej pas profilit serioz, që ajo paraqiste gjatë orëve të punës në zyrat e Bankës Qendrore Holandeze… Gjithçka mund të ndodhë, duhen kontrolluar mirë cepat e dollapëve e sëndukët, se kush e di diku mund të jetë fshehur ndonjë kamxhik a çizme të gjata alla Giulia Roberts!!!
Gjatë ditës ishte një funksionare serioze në bankë, ndërsa në mbrëmje, pasi zhvishte kostumin e zyrës, shndërrohej në një prostitutë sadomazokiste dhe i pëlqente të vishte uniforma të SS nazistë. Ka bërë shumë bujë në vendet e ulëta lajmi i pushimit nga puna nga De Nederlandsche Bank (DNB), Banka Qendrore Holandeze, i një nëpunëseje 40-vjeçare me jetë të dyfishtë. Funksionarja-prostitutë, e njohur me emrin e “artit”, Conchita van der Waal, historia e së cilës u zbulua nga faqja zyrtare holandeze “Quote”, promovonte hiret e saj në internet, duke u prezantuar si një “zotëruese sadomazokiste” me një tarifë prej 450 euro/orë.
40-vjeçarja punonte prej 8 vjetësh në Bankën Qendrore Holandeze dhe së fundi kishte pasur disa detyra në institucione të rëndësishme financiare të vendeve të ulëta si ING Bank dhe ABN AMRO. Karriera e prostitutës i siguronte deri në 10 mijë euro në muaj. Në faqen e saj në internet shfaqeshin fotografi të ndryshme “hot” të 40-vjeçares, e cila u thoshte klientëve të mundshëm se ishte një “ninfomane e nivelit të lartë që dëshiron të bëjë seks të dhunshëm me të panjohur”. Më pas, duke treguar që kishte një jetë të dyfishtë, ironizonte “Kam një karrierë stimuluese në financën ndërkombëtare. Puna ime më çon në shumë vende, sidomos në Europën Perëndimore dhe në Amerikë. Sikur vetëm kolegët e mi, klientët e shefat të dinin që natën argëtohem me hobin tim si prostitutë…”.
Çështje integriteti
Banka Qendrore Holandeze ka lëshuar një deklaratë të shkurtër, në të cilën nënvizon që nëpunësja është pushuar nga puna për “çështje integriteti”. Edhe pse prostitucioni është legal në Holandë prej vitesh, DNB i imponon vartësve të vet një lloj kodi etik që “nuk u lejon të zhvillojnë aktivitete që mund të diskretitojnë institucionin bankar”. Por tani 40-vjeçarja mund të ketë probleme edhe me autoritetet holandeze. “Duke mos qenë e regjistruar si prostitutë, e duke mos paguar taksat për aktivitetin e saj nokturn, mund të akuzohet për evazion fiskal”, thotë “Irish Times”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura