“Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty”/ 43-vjeçari që u ekzekutua në Shkup kishte humbur pak kohë më parë vëllanë, ja çfarë shkruante i ndjeri në rrjetet sociale

May 13, 2021 | 10:38
SHPËRNDAJE

Kamer Idrizi, 43-vjeçari  që u vra me armë zjarri gjatë një atentati në Butel të Shkupit, pak kohë më parë kishte humbur edhe vëllain e tij Enver Idrizi. Në një status në rrjetet sociale ai kishte shkruar disa fjalë prekëse në ditëlindjen e vëllait.

g

Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty,qdo gëzim e ndaj me ty,qdo hall e qaj me ty,qdo sukses e arijj me ty, qdo pikëllim e kaloj me ty.

Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti smë le vetëm kur mua,qdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes.

Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu”, shkruante ai në rrjetet sociale.

Dje rreth orës 22:00 të mbrëmjes në drejtim të automjetit tip “Golf” të viktimës u qëllua me 80 plumba. Për pasojë humbi jetën Kamer Idrizi dhe u plagos rëndë një 22-vjeçar.

post

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura