Ditëlindja e parë në pritje të ëmbël! Ja si u surprizua Aurela Hoxha

Feb 27, 2021 | 13:27
SHPËRNDAJE

Aurela Hoxha është një ndër modelet me linjat më perfekte trupore, e cila shpesh tërheq vëmendjen me pozat seksi që ndan në rrjete sociale.

aurela hoxha (4)

Bukuroshja sot feston 36-vjetorin e lindjes dhe festa ka nisur sapo ora ka shënuar 00:00.

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto, ku shfaqej me një tortë në dorë dhe gati për t’i fryrë qirinjve.

aurela hoxha (9)

“Shpreh një dëshirë”, shkroi ajo krahas fotove.

aurela hoxha (3)

Mirëpo, surprizat nuk kanë mbaruar me kaq! Ajo ka marrë urime të shumta nga miq e kolegë me të cilët ka punuar ndër vite.

aurela hoxha (2)

Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, ajo tregoi se ka marrë edhe një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.

aurela hoxha (14)

Aurela është pesë muajshe shtatzënë dhe kjo është ditëlindja e parë që feston me të qenit në pritje të ëmbël.

aurela hoxha (7)

Sipas burimeve për “Panorama Plus”, modelja ka mësuar se është shtatzënë pak pasi ishte ndarë nga i dashuri i saj miliarder nga Miloti, Albani.

aurela hoxha (5)

Aurela dhe Albani prej kohësh jetonin në Spanjë, por pas ndarjes Aurela u rikthye në Shqipëri.

aurela hoxha (12)

Megjithatë, dyshja ka arritur të zgjidhë mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin dhe janë rikthyer sërish bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura