Ditëlindja e Elisa Spiropalit ne kushte izolimi, tregon kush ia “ëmbëlsoi” ditën sot

Mar 15, 2020 | 16:20
SHPËRNDAJE

Ditëlindja e ka gjetur edhe ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali të izoluar në shtëpi, për shkak të masave shtrënguese që qeveria ka marrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

femije

Këtë të dielë të 15 marsit, ndryshe nga çdo vit i mëparshëm, Elisa Spiropali ka festuar brenda 4 mureve të shtëpisë, por e rrethuar me dashurinë e familjes, që së fundmi ka dhe pjesëtarin më të ri, djalin e vogël.

Spiropali ka publikuar foton e dy fëmijëve të saj, dhe shkruan: “Festojmë ditëlindjen e mamit, pa shoqni, po me shumë dashni”.

Ndërsa mesazhit i ka bashkangjitur edhe thirrjen “rri në shtëpi, sepse do ia dalim!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura