FOTO/ Ditëlindja e 24-t e PS-së, Rama batuta me aleatët: Ngjela nuk ishte qengj i butë që pi nga dy nëna. Fatos Nano refuzon ftesën

Jun 30, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Partia Socialiste kremtoi pasditen e së hënës 24-vjetorin e themelimit të saj. Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Teatrit Kombëtar morën pjesë deputetë të PS-së, kryetari i Kuvendit dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, aleatët e koalicionit të ASHE-së, krerët e rinj të bashkive të majta dhe përfaqësues të kësaj force politike në vite.

Kryeministri Edi Rama me bashkeshorten e tij, Linda ne 24-vjetorin e PS-se

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij falënderoi mbështetësit e PS-së duke i uruar gëzuar 24-vjetorin e themelimit dhe rezultatin e arritur në 21 qershor. Një vlerësim Rama shprehu edhe për aleatët e koalicionit të majtë. “Fituam së bashku edhe me socialistët e Ilirit, i cili vazhdon të heqë peshë nga vetja duke ia shtuar LSI-së… Me demokratët e presidentit Topi që ketë herë fitoi se besoi tek shprehja trim i mirë me shokë shumë… Sikur Skënderi mos të kishte dal i vetëm në luftë, s’di kishte mbetur asnjë jashtë fitores”,-deklaroi Rama.

Edi Rama

Kryeministri ironizoi edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, lidhur me deklaratat e tij për referendumin e shprehur me votë në 21 qershor. “Gëzuar ditëlindjen dhe kryetarit të opozitës, e ka të një njëjtën ditë me PS. As këtë herë nuk ja urova dot në kohë reale, pasi ne ishim në fushat për bashkitë, ai ishte në fushatë për referendumin. E ftuam të ishte pjesë në këtë fest, të kishte ardhur për kontributin e tij. E përshëndes mikun e tij Tritan Shehu i cili do t’ja përcjell takimin. Për të qenë i ndershëm deri në fund, shqiptarët jo se janë të lumtur me këtë qeverisje, por e refuzojmë opozitarizimin që nuk ka lidership. Mbi të gjitha shqiptarët do ta refuzojmë PD derisa ajo t’ju thotë që kam një ofertë të re, për ato 1 milion shuplaka që mori në 23 qershor. Kjo nuk është numri i duartrokitjeve për sukseset tona.”,-tha Rama.

Kryesocialisti nuk kurseu as batutat për aleatët. Duke folur për Spartak Ngjelën, Rama tha se nuk zgjodhi të ‘ishte qengj i urtë pi dy nëna’. “Vetëm Avokat Ngjela sigurisht që nuk ishte qengj i butë që pi nga dy nëna, por ishte mik i aleancës për Shqipërinë Europiane.  

Më herët, në hollin e teatrit janë parë të hyjnë deputetë të Partisë Socialiste si dhe përfaqësues të ndryshëm të kësaj force politike. 

Bashkë me 24-vjetorin e themelimit, PS feston edhe rezultatin e arritur në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Rreth orës 19:15 minuta mbërriti pranë ambienteve të Teatrit Kombëtar edhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten, Lindën. Në këtë ceremoni janë të ftuar edhe kryebashkiakët e rinj socialist të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit.

Ceremonia prane Teatrit Kombetar

Ndërkaq, më herët u raportua se ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, nuk do ti bashkohet festimeve të 24 vjetorit të themelimit të kësaj force politike.

Lajmin e konfirmon një prej njerëzve të ngushtë të ish kryeministrit, Ylli Dylgjeri.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i pranishëm në ceremoni

“Lajm i min fundit, per pjesmarjen e Fatos Nanos në festën e PS. Pyetjes, a do jeni pjesmarës në festimet e 24 vjetorit të themelimit të PS,  Z. Nano ju përgjegj shkurt:  Po pres 25 vjetorin…”, shkruan Dylgjeri në faqen e tij në Facebook.

Socialistët shtynë për pas zgjedhjeve festimin e 24 vjetorit të themelimit pasi ishin në fushatë elektorale.

Themelues e figura të njohura të saj janë ftuar të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar.

Foto nga ceremonia e kremimit të 24-vjetorit të PS-së:

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ne 24-vjetorin e themelimit te PS-se

 

Gramoz Ruci dhe Pandeli Majko

 

Arben Malaj dhe Namik Dokle

 

 

Mberritja e te ftuarve ne ceremonine e 24-vjetorit te themelimit te PS-se
 


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura