Ditë të vështira për Rike Roçin, pas izolimit nga koronavirusi i jep fund lidhjes me boksierin shqiptar

| 15:47
SHPËRNDAJE
 

Rike Roçi prej disa ditësh është izoluar në shtëpi në Milano, por paralelisht me këtë situatë ajo po përballon dhe ndarjen nga i dashuri boksier, Krist Prenga.

Ish-banorja e “Big Brother” është shprehur se ndodhet në një provincë të shpallur “zonë e kuqe”.

Në një telefonatë në “Procesin Sportiv”, Rikja tregoi se mund të dalin nga shtëpia vetëm në kushte emergjence dhe se çdo hyrje apo dalje nga provinca është e kontrolluar nga policia.

“Jetoj në nje provincë të Milanos. Është zonë e kuqe, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalin nga vendi për shkak të rrezikut të virusit. Mund të dalim vetëm për raste emergjence dhe çdo gjë duhet të jetë e certifikuar. Çdo komunë është kontrolluar nga policia për hyrjet dhe daljet,”- tha ajo.

Por ndërkohë në emiion, Rikja u kollit gjatë kohës që flet dhe moderatori Edi Manushi i tha: Ç’është kjo kollë. Merr termometrin!

Ndërsa ajo iu përgjigj: “Jo, jo nuk jam e prekur.”

“Bëjmë shaka, ku të gjen gjë ty,”- shtoi ai.

Rike Roçi tha se banorëve u është kërkuar të mos përhapin panik dhe se deri tani të vdekur janë vetëm mosha e tretë.

“Na kanë thënë të mos përhapim panik sepse po bëhet vetëm për të shmangur përhapjen e virusit sepse spitalet këtu nuk përballojnë shumë të infektuar sidomos në terapinë intesive por na kanë thënë edhe se kush ka gjetur vdekjen janë të moshës së tretë dhe nuk ka asnjë rast që të ketë humbur jetën nga koronavirusi por kanë pasur patologji të tjera,”- tha ajo.

Më pas rrëfeu si po e kalon kohën brenda në shtëpi.

“Aktualisht lexoj, kemi Netflix, rrimë me familjarët më shumë, nuk shikojmë dot as eventet sportive. Na kanë thënë do zgjasë deri më 3 prill pastaj shpresojmë që të mbarojë sepse nuk mund të dalim as nga provinca,”– shtoi Rike.

Por burime pranë saj kanë treguar se këtë periudhë të vështirë ajo është ndarë dhe nga i dashuri, ndërkohë që ata e kanë fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe s’kanë lënë gjurmë të marrdhënies që e bënë publike në funnd të janarit.

Si nisi historia e njohjes së modeles së “Big Brother” me Krist Prengën?

Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi, konfirmoi lidhjen e saj me boksierin shqiptar, Kristian Prenga, për ditëlindjen e tij në fund të janarit.

Ishte vetë Rike, që me anë të një postimi në “Instagram” zbuloi gjithçka rreth lidhjes që çifti ishte përjekur ta mbante të fshehtë. Duke i shprehur dashurinë, ajo i uroi ditëlindjen e 29-të partnerit të saj, tashmë kampion bote në kickbox.

Rike u shpreh se boksieri ishte njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur.

Ndërsa shtonte në urimin e saj: “Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë! Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin!”

Ndërsa postimin ajo e shoqëroi me një foto të të dyve, ku Kristi shihej i ulur mbi makinë duke përqafuar Riken. Ndërkohë “Panorama Plus” solli dhe një foto tjetër të çiftit, që ata e kishin shkrepur gjatë pushimeve dimërore ku ishin për ski, që është dhe një nga pasionet e Rikes, vajzës nga Durrësi që jeton në Itali.

Para Vitit të Ri ata ishin çift në programin “Shiko kush luan”. Edhe pse nuk ranë në sy se ishin në lidhje, Rike e vendosur në krah të tij e qëlloi me tortë në fytyrë, duke lënë të nënkuptohej se mes tyre ekzistonte një lidhje intime. Burime pranë çiftit kanë treguar se u njohën në Milano, qytetin ku jeton Rike dhe që nga ajo kohë Prenga e viziton shpesh atë qytet të Italisë.

Flitej se marrëdhënia e tyre ishte shumë serioze dhe ata po bënin plane për fejesë brenda këtij viti, por nuk dihet arsyeja pse janë shkëputur papritur. Kristian Prenga është shpallur zyrtarisht kampion bote në kickbox, pas një ndeshjeje të zhvilluar në Kanada.

Prenga bëri që të këndohej himni shqiptar pas fitores bindëse ndaj kundërshtarit të tij. Ndeshja u zhvillua në Ontario të Kanadasë, në orën 02:30 pas mesnate.Sfida u organizua nga “Global Legacy Boxing”, drejtuar nga legjenda e boksit kanadez, Les Woods.

I lindur më 24.01.1991 në Orosh të Mirditës, ai bëri karrierë si boksier nga viti 2016- 2018. Në vitin 2019, me realizimin e filmit “Falco” të Bes Kallakut, ai ishte aty pjesë e filmit si aktor me karakterin e anestezistit. Kjo ishte historia e dytë serioze e Rike Roçit, pasi i dha fund lidhjes 10-vjeçare me një muzikant italian.

Pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, ajo mori famë të shpejtë në gjithë Italinë, si tifozja seksi e “Euro 2016”. Pas fotove me dekoltenë bombastike që bënë xhiron e botës, Rike mori shumë ftesa për të qenë e ftuar në emisionet më të ndjekura të Italisë, ku flitej për sportin.

Sa i përket karrierës në Itali, ajo tashmë i ka hyrë kinemasë, pasi u përzgjodh në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali lidhur me aktrimin. Vitin e kaluar ishte duke punuar me regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët e zgjodhën për projektet e tyre.

/Panoramaplus.al

    

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

1 KOMENT

Comments are closed.