Ditari i mjekut të infektuar me koronavirus: Ja si shfaqen shenjat, ditë pas dite

Mar 13, 2020 | 13:48
SHPËRNDAJE

mjek

Një mjek që u diagnistikua me koronavirus ka dhënë një pasqyrë të sinqertë për simptomat e përditshme të sëmundjes në mediat sociale.

Doktor Yale Tung Chen, 35 vjeç, nga Spanja , i cili u infektua ndërsa po kuronte pacientët në Spitalin Universitario La Paz në Madrid, ka ndare gjithcka rreth semundjes, ashtu si e kaloi ai dite pas dite.

Mjeku i urgjencës postoi eko dhe renditi simptomat e tij të përditshme në një përpjekje për t’i dhënë botës një pamje se si sëmundja perparon ne trup.

Ja nje pjese e shenimeve te tij te postuara ne Twitter, sic raporton Daily Mail.

“Dita 1 pas diagnostikimit me #COVID. Dhimbje fyti, koke (e madhe), kollë e thatë. Nuk ka anomali në mushkri”.

“Dita 2 pas diagnostikimit #COVID. Më pak dhimbje të fytit, kollë dhe dhimbje koke (faleminderit zotit!)”.

“Dita 3 pas diagnostikimit #COVID. Pa dhimbje të fytit dhe të kokës. Por dhimbjet në gjoks janë evidente.Diarreja filloi, kolla për fat të mirë u përmirësua”.

Mjeku spanjoll i tha LBC News : ‘Në fund të turnit fillova të mos ndihesha mirë. Në atë moment, pyesja veten nëse mund të ishte koronavirus, por nuk kisha kontakte epidemiologjike për të justifikuar frikën time. ‘

Në përpjekje për të mbrojtur gruan e tij dhe fëmijët nga ‘kërcënimi edhe më i vogël, mjeku vendosi për t’u testuar dhe rezultoi pozitiv.

Ai vazhdoi: ‘Që nga ai moment, unë u izolova në një dhomë në shtëpinë time dhe shmangia çdo kontakt me këdo në shtëpi.

“Kjo është ndoshta pjesa më e veshtire, të mos jem në gjendje të jem me familjen time, fëmijët e mi, në këtë moment”, shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura