Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit/ Kryedemokrati Basha: Veting në politikë, duhet të pastrohet nga krimi! Është koha për mobilizim të shoqërisë

Dec 9, 2021 | 11:28
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një tjetër mesazh për “pastrimin” e politikës nga personat e korruptuar, ku kërkon realizimin e vetingut.

Lulzim basha kryesia e PD

Me anë të një postimi në Tëitter, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, kryedemokrati shkruan se arsyeja pse Shqipëria renditet e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve është korrupsioni.

Sipas Bashës, në një kohë që përballemi me kapjen e shtetit nga paligjshmëria duhet një angazhim dhe mobilizim i shoqërisë për t’i bërë ballë korrupsionit.

Në fund kryedemokrati shprehet se është koha për një politikë të pastër dhe në shërbim të familjeve shqiptare teksa thekson rëndësinë e realizimit të vetingut në politikë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është korrupsioni. Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja. Ndaj këtë #9Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsioni dhe të korruptuarit për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqënies së tyre. #vettingnëpolitikë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura