Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, Meta: Krenar që sot, organizuam një seancë dhurimi gjaku

Nov 20, 2018 | 9:42
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar në një postim në rrjetet sociale Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

“Krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm”, shkruan ndër t♪7 tjera Meta.

46474684_2011489502230646_307055604357136384_n

POSTIMI I PLOTË

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, na frymëzon të bashkojmë përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit, mirëqenien, arsimimin e respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të tyre.

46498028_2011489528897310_5152746593715224576_n

Krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura