Dita ndërkombëtare e gjuhës/ Mesazhi i Ilir Demalias: Ata që duhet të jenë rojtarët dhe shembulli i pastërtisë së saj, janë bastardim! Nuk duken ndryshe veç se Kara-Busha

Feb 21, 2021 | 21:21
SHPËRNDAJE

 auto_ilir_demalia1557653086

Ilir Demalia

Edhe atij ju thaftë po goja që e përbuzë kët gjuhë hynore

Sot në ditën ndërkombëtarë të gjuhës, një thirrje për injorncën dhe degradimin e gjuhës shqipe, nga politika, media, kultura, nga TV-të me emrat e emisioneve pothuaj të gjitha në gjuhë të huaj,
nga ata që duhet të jenë rojtarët dhe shembulli i pastërtise së gjuhës, janë basardim i saj me fjalorin që përdorin e shkruajnë për t’u dukur oksidental, por nuk duken ndrysh; veç se KARA-BUSHA

Tregojnë njorancë dhe kompleks inferioriteti.
Sharlatanizëm në dukje të modernes.
Injorim i gjthë punës së atyre që vunë pasurinë dhe jetën për gjuhën shqype për të krijuar atê Alfabet në Kongresin e Manastirit, një monument kulturor-historik dhe atdhetar.

Poezia “Gjuha shqype” e At Fishtës, kryetarit të Komisisë Letrare të Kongresit të Manastirit, për ti kujtuar çapaculëve të politikës, medias, dhe të gjithë atyre që në gjuhë të huej flasin pa qenë nevoja;

Porsi kanga e zogut t’ verës,

Qi vallzon n’ blerim të Prillit;

Porsi i ambli flladi i erës,

Qi l’mon gjit’ e drandofillit:

Porsi vala e bregut t’ detit,

Porsi gjama e rrfés zgjetare,

Porsi ushtima e njij termetit,

Njashtu a’ gjuha e jonë shqyptare.

Ah! Po; a’ e ambel fjala e sajë,

Porsi gjumi m’ nji kerthi,

Porsi drita plot uzdajë,

Porsi gazi i pa mashtri;

Edhe ndihet tue kumbue,

Porsi fleta e Kerubinit,

Ka’ i bjen qiellvet tue flutrue

N’ t’ zjarrtat valle t’ amëshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

Qi ketë gjuhë të Perendis,

Trashigim, qi na la i Pari,

Trashigim s’ i a len ai fmis;

Edhe atij iu thaftë, po, goja,

Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;

Qi n’ gjuhë t’ huej, kur s’ asht nevoja,

Flet e t’ veten len mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat t’ona

Shi prej djepit na kanë thanun,

___________________________________________________________________

Se asht nji Zot, qi do t’a dona:

Njatë, qi jeten na ka dhanun;

Edhe shqyp na thanë se Zoti

Per Shqyptarë Shqypnin e fali,

Se sa t’ enden stina e moti,

Do t’ a gzojn kta djalë mbas djali.

Shqyp na vetë, po pik’ ma para,

N’ agim t’ jetës kur kemi shkue

Tue ndjekë flutra neper ara,

Shqyp ma s’ pari kemi kndue:

Kemi kndue, po armët besnike,

Qi flakue kanë n’ dorë t’ Shqyptarvet,

Kah kanë dekë per besë jetike,

Kah kanë dekë kta per dhé t’ t’ Parvet.

Në ketë gjuhë edhe njai Leka,

Qi ‘i rruzllim mbretnin s’ i a xuni,

Qi kah bijtè ai, shkelte deka,

Shekllit mbarë ligjë t’ randë i vuni;

Në ketë gjuhë edhe Kastriota

U pat folë njatyne ushtrive,

Qi sa t’ ndrisë e diellit rrota,

Kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, Shqyptarë, çdo fés qi t’ jini,

Gegë e Toskë, malci e qyteta,

Gjuhen t’ uej kurr mos t’ a lini,

Mos t’ a lini sa t’ jetë jeta,

Por per té gjithmonë punoni;

Pse, sa t’ mbani gjuhen t’ uej,

Fisi i juej, vendi e zakoni

Kanë me u mbajtë larg kambet t’ huej.

Nper gjuhë shqype bota mbarë

Ka me u njohtë se ç’ fis ju kini,

Ka me u njohtë ju per Shqyptarë:

Trima n’ za sikurse jini.

Prandej, pra, n’ e doni fisin,

Mali, bregu edhe Malcija

Prej njaj goje sot t’ brohrisin:

Me gjuhë t’ veten rrnoftë Shqypnija!

ilir demalia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura