“Dita juaj e punës është më e lehtë falë tij”- Vdes shkencëtari i njohur që themeloi opsionet copy-paste

| 15:49
SHPËRNDAJE

Larry Tesler, ikonë e informatikës, është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare.

Tesler filloi të punojë në Silicon Valley në fillim të viteve 1960, në një kohë kur kompjuterat ishin të paarritshëm për shumicën dërrmuese të njerëzve.

Falë opsioneve që ai shpiku si “cut”, “copy” dhe “paste” kompjuteri personal u bë më i thjeshtë për tu përdorur dhe mësuar.

Kompania Xerox, ku Tesler kaloi një pjesë të karrierës së tij, i bëri homazh shkencëtarit të madh.

“Shpikësi i cut/copy & paste, find & replace, si edhe shumë opsioneve të tjera, Larry Tesler punonte në Xerox. Dita juaj e punës është më e lehtë falë ideve të tij revolucionare,”– shkroi kompania.

Tesler lindi në Bronx të New York në vitin 1945 dhe studioi në Universitetin Stanford në Kaliforni.

Ai ka punuar për shumë firma të mëdha të teknologjisë përgjatë karrierës së tij të gjatë.

Tesler filloi punë në Xerox Palo Alto Research Center (Parc), para se Steve Jobs ta punësonte në Apple, ku qëndroi për 17 vite dhe u bë shkencëtar kryesor.

Pasi u largua nga Apple, filloi të punonte për periudha të shkurta për Amazon dhe Yahoo.

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.