Dita e tretë e stuhisë vdekjeprurëse në pjesën jugore të Amerikës

Feb 1, 2023 | 22:30
SHPËRNDAJE

Një stuhi vdekjeprurëse po godet një pjesë të madhe të jugut amerikan me reshje të dendura shiu dhe dëbore që vazhdon për të tretën ditë rradhazi.

Capture

Si rezultat i stuhisë, të mërkurën u anuluar mbi 2 mijë fluturime, me shumicën e tyre në dy aeroportet kryesore të Dallasit në Teksas, që cilësohen si qendra kryesore për dy kompanitë ajrore “American Airlines” dhe “Southwest Airlines”.

Stuhia ka shkaktuar ndërprerje energjie për qindra mijëra klientë, duke detyruar mbylljen e shkollave dhe përkeqësuar edhe më shumë kushtet për ngarjen e makinës.

Paralajmërime për motin e ashpër janë lëshuar për një zonë që shtrihet nga kufiri perëndimor i Teksasit me Meksikën, përgjatë Oklahomës, Arkansasit dhe Luizianës dhe deri në pjesën perëndimore të shtetit Tenesi dhe veriun e Misisipit.

Moti i ashpër fajësohet për të paktën gjashtë vdekje në shtetin e Teksasit. /VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura