Dita e tretë e ndërhyrjes së paligjshme në ‘Prestige’, pa asnjë dokument dhe paralajmërim. ‘Xheniot’ futen brenda resortit, fadromat nisin shembjet

Dec 3, 2022 | 7:43
SHPËRNDAJE

Vijon edhe këtë të shtunë, në ditën e tretë aksioni i paligjshëm i Qeverisë dhe IKMT për shembjen e “Prestige Resort”, i ndërtuar me leje.

Fotot tregojnë momentin kur futen brenda territorit të resortit forcat xheniere, të cilat pritet të bëjnë shpërthimin e komanduar. Mesohet se fadromat e IKMT kane nisur punen edhe kete te shtune per te vijuar shembjet. Ndersat forcat xheniere po vijojne shpimet per te vendosur tritolin ne kolonat e hotelit te resortit elite qe po shkaterrohet ne shenje hakmarrje nga qeveria per linjen editoriale te mediave ne pronesi te Presidentit te “Hysenbelliu Group’.

 

Prej 1 dhjetorit IKMT, forcat e policisë, OSHEE dhe xhenierët kanë ndërhyrë pa asnjë paralajmërim apo dokument zyrtar, ku kanë nxjerrë punonjësit dhe pushuesit me forcë nga resorti dhe kanë nisur shembjet.

Më herët, burime konfidenciale thanë për News24 se drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici po i bën presion vartësve që të vijojë puna për përgatitjen e prishjes sa më shpejt të Prestige Resort”, ndërsa u ka dhënë urdhër të prerë që prishja e objektit të ketë përfunduar deri në 5 dhjetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura