“Dita e premte do të ndikohet nga …” – ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Mar 26, 2020 | 17:47
SHPËRNDAJE

Shërbimi Meterologjik Ushtarak parashikon që dita e nesërme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqendrueshme, ndërsa moti kryesisht i vranët me reshje shiu herë pas here.

moti

Temperaturat parashikohen të shkojnë nga 6 gradë celsius që është ajo më e ulëta gjatë ditës deri në 16 gradë celsius që është ajo me e larta.

“Dita e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqendrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mestarë. Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore reshjet të dobta bore. Në orët e mbrëmjes reshjet mbeten me intensitet të ulët të karakterit lokal në verilindje të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës fiton intensitet deri në 15m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 1ºC deri në 6ºC

në zonat e ulëta 4ºC deri në 15ºC

në zonat bregdetare 10ºC deri në 16ºC”, njofton SHMU.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura