Dita e Pavarësisë së SHBA festohet me birrën “Korça”

Jul 3, 2015 | 13:40
SHPËRNDAJE

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë organizoi dje një ceremoni të veçantë për të festuar përvjetorin e 239-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E aty ku ka harmoni e gëzim, është gjithmonë prezente edhe “Birra Korça”, si një ndër sponsorët që ndihmuan në mbështetjen e organizmit të eventit. Nën tingujt e muzikës dhe aktiviteteve të parashikuara në detaje, fëmijë e të rritur kanë kaluar orë të tëra duke festuar dhe uruar. Festa nisi rreth orës 17:00 dhe në një ditë të nxehtë si ajo e djeshmja, stenda e parë ku të ftuarit kanë preferuar të ndalen ishte ajo e birrës “Korça”, për të shijuar një gotë nga birra e parë shqiptare. Në festë ishin të pranishëm ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, punonjës të tjerë të Ambasadës, anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, si dhe bashkëpunëtorë të saj. Amerikanë, shqiptarë apo të huaj të tjerë që i janë bashkuar festës më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç është Dita e Pavarësisë, kanë bërë “Gëzuar” me tradicionalen shqiptare, uniken birra “Korça”. Vetë ambasadori Dondald Lu do të preferonte edhe një tjetër produkt të “Hysenbelliu Group”, siç është uji “Fab”.

FESTA

Pas shëtitjes në stendat e festës me sponsorët kryesorë që janë pjesë edhe e Dhomës Amerikane të Tregtisë, u mbajt edhe ceremonia e shkurtër e përshëndetjes. Fjalën e hapjes do ta mbante presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford, i cili theksoi rëndësinë që ka për çdo shtetas që ka pasaportë apo Green Card amerikan një ditë si ajo e Pavarësisë. E gjithë kjo lidhet me faktin që të gjithë amerikanët kudo që janë, brenda apo jashtë SHBA-ve, kanë lidhjen e pashkëputur nga shteti i tyre duke paguar taksat, votuar në zgjedhje apo edhe duke festuar në distancë festa të rëndësishme si ajo e 4 Korrikut. Ai falënderoi sponsorët që bënë të mundur organizimin e këtij eventi, përfshirë birrën “Korça” si një prej tyre. Ndërsa ambasadori amerikan Donald Lu vuri theksin te fryma që përcjellin festat e kësaj natyre. Ai do të bënte një retrospektivë të festimit të 4 Korrikut në New York para 28 viteve, e cila ka mbetur në memorie për ndjenjën e komunitetit. “Kjo është ajo që na përkufizon ne si amerikanë, është fryma e komunitetit. Kur ju shoh të gjithëve këtu, më kujtohet pikërisht kjo ndjenja e komunitetit. Dua të falënderoj Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe sponsorët tanë bujarë që na mirëpritën në këtë mbrëmje”, tha Lu në mbyllje të fjalës së tij. Festa vijoi deri në orën 21:00 me aktivitete të tjera të planifikuara sipas axhendës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura