Dita e parë e si bardhezi, Ronaldo tërbon plakat. Tifozët e gdhinë në trotuar, ja batuta me Alegrin

Jul 17, 2018 | 11:39
SHPËRNDAJE

Mijëra tifozë pres in me padurim yllin e tyre dhe kanë shkuar në zyrat e qendrës shëndetësore të Juventusit “J Medical”. Të shumtë ishin edhe gazetarët që prisnin këtë moment, mes tyre edhe shumë portugezë. Zona ku do të kalonte 33-vjeçari ishte e mbipopulluar nga forcat e rendit dhe rojet, të cilët kontrollonin në detajet tifozët e pranishëm. Rreth orës nëntë vijnë mjekët dhe zyrtarët e zyrës për shtyp të Juventusit, të cilët do të presin Kristiano Ronaldon.

ronaldo

Ai ishte parashikuar të vinte rreth orës 10, por kishte edhe nga ata që e prisnin për orë të tëra. Kishin vendosur të flinin në trotuar që ta zinin një vend të mirë për të qenë sa më afër kampionit të ri të Juventusit. Ronaldo një herë vjen në skuadër, sakrifica të tilla ia vlejnë. Minutat kalonin dhe për tifozët e Juventusit dukeshin si orë. Por, Ronaldo fillimisht kishte vendosur të bënte një vizitë në qendrën sportive “Kontinasa” përpara se të shkonte në “J Medical”. Ai takoi shokët e rinj të skuadrës dhe trajnerin Alegri. Por, është i përpiktë dhe pak përpara sa akrepat e orës të shkonin 10, Ronaldo mbërriti.

Tifozët entuziastë këndonin për të dhe bënin foto. Forcat e sigurisë kërkonin që të qëndronte larg tifozëve, por Kristiano nuk mund të rezistonte. U afrua dhe dha autografet e parë si lojtar bardhezi. Fatlumi ishte një fëmijë. Tifozët në delir nga prezenca e yllit portugez. “Ronaldo na sill Championsin”, ishin koret për të. Ai i priti me buzëqeshje, duke e ditur sa e rëndësishme është kjo kupë për bardhezinjtë. I veshur me një kostum elegant ku nuk mungonin as detajet bardhezi. Disa pika të bardha në xhaketë dhe pantallona për të treguar se bota e tij tani është… bardhezi. I emocionuar edhe ai nga pritja madhështore e tifozëve, futet në zyrat e klubit duke kënduar: Juve, Juve!

Pasi përqafoi tifozët e “Zonjës”, Ronaldo u fut në zyrat e klubit për të kaluar testet mjekësore. Gjithçka perfekte. Sepse ai është një maniak për stërvitjen dhe për gjendjen e tij shëndetësore. E “gjuan” një zonjë- Mes mijëra tifozëve të rinj ishte edhe një zonjë e moshuar, e cila nuk ngurroi ta shprehte emocionin për transferimin e Kristiano Ronaldos. “Kam sjellë nipin tim, që është tifoz i Juventusit ashtu si im bir. Ronaldo është një djalë shumë i bukur dhe nëse nuk do të isha kaq e vjetër do ta kisha ‘gjuajtur’”, thotë ajo duke qeshur. Në “J Medical” vizitat përfundojnë për disa orë. Fillimisht, një drekë me drejtuesit dhe pastaj në orën 15:30 largimi. Destinacioni i ardhshëm? “Kontinasa”.

Ronaldo do të shkojë sërish në qendrën stërvitore të Juventusit dhe tifozët e shoqërojnë. Takimi- I emocionuar Ronaldo, por mbi të gjitha edhe shokët e skuadrës që e takonin atë. I pari që i del përpara është Stefano Sturaro. Në mesin e fushës. Kristiano futet në zyrat dhe takon të tjerët me radhë, Pjaniçin që e përqafon, Ruganin dhe të rinjtë. Por kërkon Alegrin. Është në një tjetër zyrë. Dhe nuk mund të mungojnë batutat. “Prit të takoj edhe pak ndihmësit. Jam në formë eee. Dua të luaj që tani”, u thotë Ronaldo. Në fund një përqafim i ngrohtë me Kielinin. Sa shumë beteja kanë qenë kundërshtarë, por tani do të mbrojnë ngjyrat e Juventusit. “Tutto bene”. Kaq si fillim.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura