Dita e parë e KFOR-it në Kosovë para 19 vjetëve, qytetarët u puthin këmbët ushtarëve nga gëzimi

Jun 12, 2018 | 11:40
SHPËRNDAJE

Sot janë bërë 19 vjet nga hyrja e forcave të KFOR-it në Kosovë. KFOR-i erdhi në Kosovë në qershor të vitit 1999, në kuadër të 78 ditëve të fushatës ajrore të ndërmarrë nga Aleanca në mars të 1999 për të ndaluar katastrofën humanitare që po ndodhte në atë kohë në Kosovë.

Ardhja e tyre u prit me gëzim nga shqiptarët e Kosovës, të cilët për vite më radhë ishin cak i spastrimit etnik, shkruan Magazina.al.

Nga pamjet që kanë dalë prej atyre ditëve, shihen se si qytetarët e pritën KFOR-in në Prishtinë, ndërsa kishte prej atyre që u puthnin këmbët nga gëzimi ushtarëve që sollën çlirimin në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura