Dita e Kujtesës/ Ardit Çela: Familjet e Beratit hapën dyert e shtëpive për hebrenjtë, të gatshëm të ndanin me ta edhe vdekjen

Jan 27, 2021 | 13:28
SHPËRNDAJE

 

Drejtuesi politik LSI-së në Berat, Ardit Çela, vizitoi sot Muzeun “Solomon” në këtë qytet, në nderim të Ditës së Kujtesës për hebrenjtë e masakruar në Luftën e II Botërore.

ardit 1

Ai theksoi se qytetarët e Beratit janë shquar gjatë historisë për vlerat që ata mbartin, e sidomos për humanizmin e tyre, duke mirëpritur në çdo kohë ardhësit.

 Ne sot kujtojmë me mirënjohje familjet e Beratit e të gjithë Shqipërisë, që hapën dyert e shtëpive të tyre për hebrenjtë, me plot fisnikëri në respekt të jetës, e duke qënë të gatshëm të ndanin me ta edhe vdekjen”, shprehet Çela, në një shënim në rrjetet sociale.

STATUSI I PLOTË

Sot vizitova Muzeun “Solomon” në Berat, në nderim të Ditës së Kujtesës ( Shoah ).

27 Janari është Dita e nderimit dhe kujtesës për miliona hebrenj, masakruar nga nazistët përgjatë Luftës II Botërore.

Qytetarët e Beratit janë shquar gjatë historisë për vlerat që ata mbartin, e sidomos për humanizmin e tyre. Pavarësisht statusit shoqëror, pavarësisht besimit, pavarësisht momenteve historike, ata kanë mirëpritur në çdo kohë ardhësit.

Ne sot kujtojmë me mirënjohje familjet e Beratit e të gjithë Shqipërisë, që hapën dyert e shtëpive të tyre për hebrenjtë, me plot fisnikëri në respekt të jetës, e duke qënë të gatshëm të ndanin me ta edhe vdekjen.

Ne sot kujtojmë me mirënjohje edhe Profesor Simon Vrushon, i cili me përkushtimin e tij, me urtësinë, mençurinë, dhe me pensionin e tij të varfër ideoi dhe ngriti Muzeun “Solomon”, këtë burim drite në mes të Beratit, e që rrezaton përtej hapësirave gjeografike e kohore, mirësinë e popullit tonë.

ardit 2 ardit 3 ardit 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura