Dita e Infermierëve/ Rama: Mos u ligështoni nga balta që e merrni të gjithë bashkë! Rastet e neveritshme që dalin në publik nuk janë…

May 12, 2021 | 19:04
SHPËRNDAJE

Në kuadër të ditës së infermierëve, kryeministri Edi Rama i ka adresuar edhe një mesazh të gjithë infermierëve, duke i kërkuar që të mos e ulin ritmin e punës edhe pas baltës që ata marrin në kurriz, për shkak të rasteve sporadike që dalin mes tyre.

ramaaaa

Rama: Ne do ta përmbushim 100% rritjen e pagës me 40%. Për të mos u zgjatur në shumë gjëra dua të nënvizoj edhe diçka tjetër. Flasim për vaksinimin dhe është legjitime që të jemi krenarë për çfarë kemi arritur sepse natyrisht që kemi bërë detyrën, por pa diskutime dhe të tjerë si ne do të kishin dashur ta bënin detyrën por ja që jo të gjithë sot në rajonin tonë dhe më gjerë jemi në të njëjtin pozicion.

Është krenari ta shohësh Shqipërinë në pjesën e sipërme të klasifikimit në vendet europiane për ritmin e vaksinimit dhe Shqipëria me Finlandën janë vendet me riskun më të ulët sot në Europë në këtë moment. Kjo luftë nuk mbaruar dhe ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë tonën.

Puna juaj çdo ditë në të gjithë sistemin e vaksinatorëve është fantastike dhe disiplina korrektesa, serioziteti, profesionalizmi është mbresëlënës, prandaj respektet e mia më të sinqerta për këtë fakt dhe padiskutim që ky fakt na jep shumë energji dhe besim më tepër se në të gjithë procesin e transformimit të shëndetësisë mund të mbështetmi te njerëz si ju.

Jam i keqardhur sa herë ndodh që në mjedisin publik dalin pamjet e një ane të errët, të shëmtuar, të neveritshme, të të gjithë kësaj përpjekje për shkak të individëve të caktuar që nuk janë në lartësinë e mendimit dhe nuk meritojnë të jenë as mes qytetarëve të lirë. Ne e dimë shumë mirë që individë të atillë nuk janë përfaqësuesit e armatës suaj. Shumica janë heronj, nuk janë njerëz të ulët që fusin duart në xhepat e familjarëve për të bërë detyrën në raport me pacientët.

Nuk duhet të ligështoheni nga balta që e merrni të gjithë bashkë. Nuk duhet të humbni për asnjë sekondë sensin e punës së jashtëzakonshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura