Dita e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave/ Meta shpërndan mesazhin: Çdo akt dhune verbale e fizike ndaj tyre, nuk duhet të tolerohet

Nov 25, 2022 | 16:47
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një mesazh për ditën ndërkombëtare të Eleminimit të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, teksa shkruan se kjo nuk duhet të jetë e vetmja ditë që duhet të ngremë zërin kundër shkeljes së të drejtave të nënave dhe vajzave shqiptare.

dhuna

Meta thotë se çdo akt dhune verbale e fizike ndaj tyre nuk mund të tolerohet, sidomos nga një shoqëri si e jona.

“Partia e Lirisë inkurajon, do të mbështesë çdo përpjekje dhe do të bëjë gjithçka për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave shqiptare, për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për përfshirjen e merituar në vendimmarrje sepse ne besojmë se vetëm fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i tyre do ta bëjë Shqipërinë edhe më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të lumtur” – shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave nuk duhet të jetë e vetmja ditë kur duhet të dënojmë dhe të ngremë me forcë zërin kundër shkeljes më brutale të të drejtave të nënave, grave, motrave dhe vajzave shqiptare.

Çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri dhe komb si i yni, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta.

Partia e Lirisë inkurajon, do të mbështesë çdo përpjekje dhe do të bëjë gjithçka për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave shqiptare, për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për përfshirjen e merituar në vendimmarrje sepse ne besojmë se vetëm fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i tyre do ta bëjë Shqipërinë edhe më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të lumtur.

Gratë dhe vajzat janë bukuria, energjia, vitaliteti dhe forca e Shqipërisë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura