Dita e dytë e sulmit të paligjshëm/ Inerte dhe beton, çfarë ka mbetur nga prishja e “Prestige Resort” (Pamjet me dron)

Dec 2, 2022 | 16:10
SHPËRNDAJE

Ka vijuar sot në ditën e dytë aksioni i paligjshëm për prishjen e “Prestige Resort”. Forcat xheniere vazhduan me shpimet në mure dhe kolonat e godinës për të vendosur kallëpet e tritolit.

Ndërkohë, Gjykata Administrative ende nuk ka hedhur shortin për gjyqtarin që do të shqyrtojë kërkesën e “Erioni SHPK” për të pezulluar shembjen e paligjshme të “Prestige Resort”.

Pavarësisht natyrës urgjente të kërkesës, gjykata nuk ka bërë asnjë hap drejt kësaj çështje. Ndërkohë, punonjësit e IKMT-së vijojnë të pashqetësuar ekzekutimin e urdhrit për prishjen e resortit.

Siç shihet nga pamjet me dron, ajo ç’ka mbetur janë vetëm inerte dhe beton, teksa pjesa e godinës pritet të shembet me tritol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura