Dita e 7-të e grevës/ Me luhatje tensioni, por gratë naftëtare nuk tërhiqen: Do të vazhdojmë

Oct 21, 2020 | 10:22
SHPËRNDAJE

Në ditën e 7-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grave naftëtare vazhdon të përkeqësohet.

grate naftetare

Mësohet se gratë kanë shfaqur shenja lodhje dhe luhatja të tensionit. Por pavarësisht se gjendja e tyre po përkeqësohet ato shprehen të vendosura për të vazhduar misionin e tyre.

“Do të vazhdojmë grevën, nuk tërhiqemi”, kanë thënë gratë naftëtare.

Gratë naftëtarë u futën në grevë urie, pasi dolën burrat. Një ditë më parë ato paralajmëruan se në grevë do të futen edhe fëmijët.

Dy ditë më parë, kryeministri Rama i ofroi bisedime naftëtarëve, por me kusht që të dalin nga greva.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura