Dita Botërore e Pastrimit/ Veliaj i bashkohet aksionit të qytetarëve: I ul vlerën shtëpisë tende po bërë pis ambientin

Sep 18, 2021 | 13:17
SHPËRNDAJE

Plehrat aksioni11Sot në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë dhe vullnetarë, të mbështetur nga punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë së Tiranës, si dhe 27 njësitë administrative, morën pjesë sot në aksionin e pastrimit të Tiranës. Aksionit të pastrimit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me banorët e Njësisë 13 në kryeqytet.

Veliaj nënvizoi se kjo fushatë pastrimi i rrit akoma më shumë vlerën qytetit dhe se e rëndësishme është që qytetarët të respektojnë hapësirën përreth tyre, duke mos hedhur mbeturina në tokë, por në vendin e duhur.

“Më mirë se sa pastrimi është e rëndësishme të mos bëjmë pis që në fillim. Tirans nuk të bën adresa e shtëpisë, të bën mentaliteti. Ti vetë e ul vlerën e shtëpisë tënde, në momentin që hedh plehrat poshtë ballkonit e të rroftë që e ke shtëpinë në një adresë shumë të mirë. Në momentin që ti hedh dhe bën pis i ke ulur vetë vlerën shtëpisë tënde. Fakti që çdo vit ka më pak vatra dhe fakti që çdo vit në fakt janë lagjet më të varfra të Tiranës që janë më pastra dhe janë këta pasunarët e rinj që ende duan emancipuar do të thotë që çdo komb mund të ndryshojë”, u shpreh Veliaj.

Plehrat aksioni111

Ai i ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj fushate pastrimi pavarësisht se ku jetojnë. “Ftesa për të gjithë ata që kanë ardhur në Tiranë, na bashkohen nga qytete të tjera, na kanë dhënë edhe ne sfidën e urbanizimit dhe rritjes pa kufi dhe ofrimit të shërbimit në çdo cep është: Silluni si kryeqytetas, nuk ju bën adresa apo shtëpia e shtrenjtë, ju bën mentaliteti”, bëri thirrje Veliaj.

Mesazhi më i rëndësishëm i kësaj dite ishte ai i Emiljanos, një prej vullnetarëve që pavarësisht aftësive të kufizuara, iu bashkua aksionit për pastrimin e qytetit ku jeton.

“Unë shoh shumë ambiente të papastra dhe më vjen çudi se pse nuk dalin njerëzit dhe pse të mos jem unë i pari që të dal. Jo të gjithë njerëzit janë të kufizuar në pjesën e këmbëve dhe të duarve, por është më shumë në mendje. Kush dëshiron vjen dhe pastron, kush nuk dëshiron rri dhe hedh nga nga pjesa e ballkonit dhe nuk bën gjë më tepër”, u shpreh ai.

Plehrat aksioni1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura