Distafa: Shpresë për zgjidhje, shërbimet t’i kalojnë Traumës

Aug 3, 2015 | 11:26
SHPËRNDAJE

Nisur nga vështirësitë e hasura në funksionimin e shërbimit te Trauma, drejtoria e këtij spitali ka ndërmarrë disa herë nisma për t’i dhënë fund situatës kaotike. Nëndrejtori Artan Distafa bën të ditur se kjo drejtori ka propozuar vazhdimisht që të gjitha shërbimet në spital t’i kalojnë Traumës, me qëllim koordinimin e shërbimit. Dhe, me sa duket, është ndezur shpresa që kjo të ndodhë në një të ardhme të afërt, pas vizitës së para pak ditëve të ministrit të Shëndetësisë në spital.

Artan Distafa, nëndrejtori i Spitalit të Traumës
Artan Distafa, nëndrejtori i Spitalit të Traumës
“Ministri Beqaj ka qenë vetë këtu dhe e ka parë nga afër si funksionon ky spital. Kam bindjen se pas kësaj, shumë shpejt do të gjendet zgjidhja që kjo qendër të funksionojë si një e vetme”, thekson Distafa. Në kërkesën që i është drejtuar ministrisë, mësohet se është sugjeruar bashkimi i shërbimit të ortopedisë dhe zgjerim të ambienteve për të sëmurët, e madje edhe ato për mjekët. Këta të fundit nën zë shprehen se “po iu merret fryma” nga puna e përditshme në një mjedis të tillë. Ky fakt u konstatua edhe nga një vështrim yni në spital, ku në një dhomë rezultojnë të qëndrojnë deri në pesë të sëmurë, pa llogaritur të afërmit që u qëndrojnë mbi krye. Po ashtu ndodh që 5-6 mjekë të kenë në dispozicion një dhomë që e përdorin për të lëshuar vërtetime, për të kryer vizita e të tjera.

Veç këtyre shqetësimeve, Spitali i Traumës po përballet edhe me qindra raste urgjencash në ditë. Artan Distafa, njëherësh shef i shërbimit ortopedi-traumatologji, flet për një situatë shumë të vështirë që krijohet thuajse në këtë periudhë të çdo viti.

“Në dimër vijnë zakonisht 60-70 të sëmurë që nga traumat e lehta dhe deri tek ato të rënda e të përbëra, si traumat e ekstremiteteve (të këmbëve e të duarve), të gjoksit dhe kokës. Kurse në verë kemi një shtim fluksi. Çdo ditë përfundojnë në Qendrën e Traumës mbi 100 persona”. Për të përballuar fluksin, Distafa bën me dije se janë detyruar të nxjerrin në punë edhe mjekët e infermierët e gatshëm, që punojnë në mënyrë vullnetare.

Drejtoria e këtij spitali ka propozuar transferimin e personelit mjekësor të rretheve te Trauma. Sipas tyre, në rrethe, ku ka shumë më pak pacientë, janë 200 infermierë, ndërsa në këtë spital janë 330 të tillë. Spitali Kombëtar i Traumës është një qendër unike në Shqipëri, ku mjekohen të sëmurët kirurgjikalë: traumat e kokës, të barkut, gjoksit dhe të ekstremiteteve, ku futen ortopedi-traumatologji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura